Regjistrimi i pronave/ Nis saktësimi i të dhënave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do nisë korrigjimin e pasaktësive të shumta që përmbajnë regjistrat e të dhënave, me qëllim saktësimin e të dhënave të regjistrimit në hartat kadastrale sipas kufijve në dokumentacionin e pronësisë dhe atyre faktikë në terren. Kjo, falë marrëveshjes së fundit me Shoqatën e Gjeodetëve.

Në janar të vitit 2023, qeveria miratoi një vendim përmes të cilit i jepte të drejtë ASHK-së të nisë procesin e përmirësimit dhe korrigjimit të pasaktësive në regjistrat e të dhënave, referuar kufijve të përcaktuar në dokumentacionin e pronësisë dhe atyre faktikë në terren.

MARREVESHJA

Agjencia e Kadastrës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjeodetëve do të kryejë matjet në terren, me qëllim saktësimin e të dhënave kadastrale. Përmes një marrëveshje 1- vjeçare, palët bien dakord që të bashkëpunojnë në përmirësimin e informacionit gjeografik, që do të sjellë veç të tjerash edhe përshpejtim të procesit të regjistrimit të pronave.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë mënyrën e bashkëpunimit midis palëve, të gjetjes dhe aplikimit të procedurave dhe metodologjive të thjeshtëzuara, që do të zbatohen në funksion të zhvillimit më efektiv të veprimtarisë kadastrale në drejtim të procesit të përmirësimit të të dhënave, për krijimin e kushteve më të mira në drejtim të ofrimit të shërbimeve kadastrale.

Palët do të bashkëpunojnë e bashkërendojnë veprimet midis tyre për realizimin e procesit të përmirësimit të të dhënave kadastrale në një zonë kadastrale pilot”, thuhet në marrëveshje, mbi bazën e të cilës, gjeodetët e licencuar do të asistojnë Kadastrën për përpunimin e informacionit të nevojshëm të pasurive të paluajtshme dhe do të bëjnë vlerësimin e cilësisë së të dhënave dhe raportet e problemeve që ekzistojnë.

“Në përfundim të këtij procesi, përgatitet një raport mbi metodologjinë e përdorur dhe rekomandimet përkatëse për ndryshimet e akteve ligjore”, thuhet më tej në marrëveshje. Sa u takon tarifave që aplikohen për matjet në terren, ato do të mbulohen nga vetë qytetarët, pas dorëzimit të kërkesës pranë institucionit të Kadastrës.

Lexo edhe :  Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

MOSPERPUTHJA

Është një problematikë e pranishme jo pak, ajo e mospërputhjes së të dhënave ndërmjet atyre që janë në regjistrat e Kadastrës me ato që rezultojnë në terren, duke shkaktuar keqvendosje. Kjo ka bërë që qytetarët, apo palët e përfshira t’i drejtohen gjykatës.

Një gjë e tillë nuk rezulton vetëm në ato zona, ku procesi nuk ka nisur asnjëherë, por edhe në blloqe kadastrale ku matjet janë kryer. Kjo, pasi në pjesën dërrmuese ka pasaktësi të cilat synohen që të korrigjohen, për të prodhuar të dhëna të plota kadastrale. Por a i cenon titujt e pronësisë të dhënë ndër vite marrëveshja për përmirësimin e informacionit gjeografik të pronave?

Përfaqësues nga Shoqata e Gjeodetëve thonë se synimi është që të pasqyrohet informacion i saktë për çdo pronë në terren, për të zgjidhur në këtë mënyrë keqvendosjen e tyre. Detajimi dhe konfigurimi në regjistrat kadastralë jo vetëm për ndërtimet informale, por edhe për tokat bujqësore të ndara me ligjin 7501, do të shuajë proceset gjyqësore. Ndërsa në rastet kur evidentohen apo identifikohen raste abuzive, ndaj tyre do të ndiqet rruga ligjore./     S,M

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV