Arrestimi i Veliajt, avokati: Masa e paraburgimit e tepruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Edmond Petraj ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se Veliaj nuk duhet të qëndrojë vetëm tek prononcimet publike, por të veprojë me kallëzim penal ndaj prokurorit Olsi Dados për çdo pretendim që ai ka, me grupin e avokatëve.

“Erion Veliaj duhet të bënte kallëzim nëse ka pretendime. Nëse do kishte konflikt interesi, Dado do ishte tërhequr, do e kishte vlerësuar. Nëse ato që Veliaj thotë për Dadon, duhet të bëjë kallëzim nëpërmjet avokatëve. Nëse ka konflikt interesi, këta ia bëjnë kërkesën Altin Dumanit, por duhet të jenë bindëse. Ndryshe të mbajë përgjegjësi vetë”, thotë ai.

Teksa vë në dukje edhe favorizimin që duket se i ka bërë ligji në karrierën e tij, avokati shprehet se deri tani nuk ka asnjë fakt që provon të kundërtën.

“Dado ka mbaruar në 1991 Fakultetin Juridik. Ka trashëguar licencën e noterit nga babai i vetë. Në 2008 ka kaluar prokuror në Pogradec, këtu është ngërçi, ligji i asaj kohe nuk mendoj se e donte Magjistraturën dhe procesin 3-vjeçar, që duhet të ishte jurist apo të punonte në institucione të tjera. Për mendimin tim kjo nuk e pengon. Ligjet e kohës favorizuese që Dado të bëhej prokuror. Problemi ka mbetur nëse ke prova e pretendime shko dhe bëj kallëzim”, u shpreh avokati.

Petraj është kundër mënyrës se si u arrestua Veliaj në zyrë dhe gjithashtu kundër masës shtrënguese, pasi Bashkia ka mbetur pa kryetar.

“Edhe mund të mos bëhej kjo masë drastike sigurie. Nëse SPAK do e kishte menduar këtë thellë do e kishte ndarë çështjen, sepse bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës që ka mbetur pa drejtues. Por mbetet në dorë të prokurorit se si e ka arsyetuar dhe rrugës pritet të sqarohet nga 365 faqe në mbi 800 faqe, ku është bazuar, si është argumentuar, si janë dhënë e gjetur, do shtohen pretendimet e avokatëve. Pra do ribëhet ai vendim gjykate, sipas procedurës. Hetimi pasuror duhej bërë më pas, pas një analize financiare dhe juridike. Sepse Prokuroria thotë 800 mijë euro, kurse Xoxa thotë 75 mijë euro, do bëhet analiza financiare e veprimeve. Kjo nuk është bërë. Hetimi pasuror nuk qëndron në këtë pikë të hetimit. Në vendimin e gjykatës nuk është intimidimi nga ana e Veliajt, që bëri këtë, shkoi atje, etj. Por thuhet se mund të dëmtojë provat. Por edhe mund të mos ishte marrë, të lihej si i dyshuar”, shpjegon ai, duke kritikuar procedurën që u ndoq.

Lexo edhe :  Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Për Petrajn, masat shtrënguese të paraburgimit janë të tepruara në raste të tilla, por theksoi se përgjegjësia bie e gjitha mbi Olsi Dadon dhe është ai që duhet ta argumentojë çdo veprim në vijim.

“E kanë futur në sistem masën e arrestit me burg dhe mua nuk më pëlqen. Por mbetet te pjesa e prokurorëve, ai ka autoritet të posaçëm, përgjegjësia bie mbi Olsi Dadon, çdo përgjegjësi bie mbi të. Prononcimi sikur po zbehet, ai duhet të merret me provat, elementet. Përgjegjësia mbi dosjen Veliaj bie mbi Olsi Dadon. Kryetarit të Bashkisë i duhej parë me kujdes masa e sigurisë, nuk duhej arrestuar në zyrë. Unë nuk di kush janë avokatët e Veliajt, nuk kanë dalë asnjëherë në konferencë apo në media, vetëm reagimet e tij nga qelia kemi”, përfundoi avokati./    S,M

Të fundit

19 Shkurt 2016/ Umberto Eko, ky mendimtar i pashoq

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të qetë të qytetit të zhurmshëm, mes rafteve të pluhurosura të një biblioteke me...

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Bashkimi Europian ka mbështetur krijimin e task-forcës së SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Ambasadori i BE-së në Tiranë,...

SHBA/ Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit: Dëbimet shumë të ngadalta

Donald Trump ka vijuar spastrimet brenda administratës së tij, duke shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), Caleb Vitello, të emëruar...

Lajme të tjera

Web TV