Kamza bazë e shpërndarjes së drogës, kokaina zë vendin e parë për konsum!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjesh drogë në Tiranë nuk duhet të jetë aspak e vështirë. Gjatë viteve të fundit, edhe zona e Kamëz është kthyer si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike. Shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Policinë e Tiranës, Arbër Zemani tregon në një prononcim për A2CNN zonat më problematike se ku shitet më shumë drogë.

Zonat më problematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë kryesisht janë ato zona që kanë qenë edhe në vitet e mëparshme. Si zona e ish-Shkollës së Bashkuar, Kombinati, zona e Ali Demit, Tirana e Re.

Në Kamëz janë vënë re vitet e fundit goxha goditje të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dhe pa diskutim mbetet zona e ish-Bllokut, ku kryesisht shpërndahet në lokalet e natës, në orët e vona të tyre”, tha Arbër Zemani, shef i trafiqeve dhe Antidrogës, Tiranë.

Kokaina mban vendin e parë si droga që përdoret më shumë nga të rinjtë. Pasohet nga ekstazia dhe kanabisi me përqindje të lartë, të cilën trafikantët e sjellin me postë nga jashtë në Shqipëri, shkruan A2 CNN.

Vitet e fundit është vënë re shtimi i rasteve të përdorimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Për shembull para 10 vitesh përdorej heroina, ndërsa vitet e fundit është shtuar përdorimi i kokainës dhe i kanabis sativës.

Gjithashtu, shtim kanë pasur edhe lëndët sintetike, si ekstazi, MDMA, por kokaina për momentin është droga që përdoret më shumë. Është për tu theksuar edhe rasti i kanabis sativa e cila vjen nëpërmjet postës nga Tajlanda ose nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kanadaja.

Veçantia e kësaj është se kjo drogë ka mjaft treg në Tiranë, sepse ka jë cilësi të lartë dhe shitjen e ka goxha të lartë. Në treg i afrohet shitjes së kokainës. Një qese me deri në 4 gramë shkon deri në 100 euro”, tha Arbër Zemani, shef i antidrogës, Tiranë.

Lexo edhe :  Binjaku: Ja pse brezat e rinj e kanë të vështirë të kuptojnë rëndësinë e normave

Por si veprojnë anëtarët e grupeve kriminale në terren? Mënyra më e shpejtë dhe më e preferuar e tyre është përdorimi i monopatinave, si dhe taksistët që punojnë në të zezë.

Në pjesën më të madhe të rasteve veprojnë sipas zonave. Në një zonë të caktuar mund të ketë bashkëpunim deri në 5 persona. Por ka raste që shitja bëhet edhe nga një person i vetëm. Dhe në këto raste këta persona shpërndajnë duke përdorur monopatina, motora, biçikleta ose dhe taksi”, tha Zemani.

Në operacionin e fundit ku u lëshuan 34 urdhër arreste, 5 prej tyre ishin taksistë të paliçensuar të cilët punën e tyre e kishin kamufluar për të shpërndarë drogë në Tiranë./   S,M

Të fundit

Rama bisedë telefonike me Zelensky/ Zbardhen detajet, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi konfirmohet nga...

Mariana Kondi feston ditëlindjen, sa vjeç bën aktorja

Ditën e djeshme, aktorja e mirënjohur Mariana Kondi festoi ditëlindjen, më 21 shkurt. Ajo mbushi 64-vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, Marjana...

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim...

Hakërimi më i keq në histori/ Si u vodhën 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedha

Një grup hakerash arritën të grabisin para digjitale me vlerë gati 1.5 miliardë euro, në atë që mund të jetë vjedhja më e madhe...

Arrestimi i Safet Bajrit/ Saga e vrasjeve mes dy fiseve që “përgjakën” Shkodrën

SPAK thotë se ka të dhëna që provojnë përfshirjen e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe mikut të tyre, Asmer Bilali në ekzekutimin e Fatbardh...

Lajme të tjera

Web TV