‘Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë’, Rama i përgjigjet komentuesit në ‘Sy m’Sy’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rubrikën e rrjeteve sociale Sy m’Sy. Në episodin e radhës dikush i shkruante se bën propagandë dhe shet mend, por nuk ka asnjë meritë.

‘Çfarë manipulimi o perëndi?!!! Propagandë e shëmtuar që njerëzit të besojnë sikur ju keni ulur qiellin në tokë… kadale bre burrëëëë… se ke 0000 meritë në këtë punë. Stë kanë bërë nder njerëzit dhe të vunë kryetar që ti të dridhje çelësat, të mandataun që të kryeje detyrat, ndaj je aty. Jo të na shesësh mend, por të punosh ditë e natë për shqiptarët. Boll me hi syve.’, i shkruan komentuesi.

Ndërsa kryeministri i përgjigjet se Tirana u ngrit nga varri kur u bë ai kryetar bashkie, ndërsa kur e mori Berisha me dhunë as sahati nuk punonte.

‘Kush nuk e ka parë mendoj se s’do bëjë mirë ta shihte. Nuk më kanë vënë njerëzit të dridh zinxhirët, por ka një pyetje së cilës duhet ti përgjigjesh para se të thuash se ke 0 meritë se ke bërë vetëm detyrën. Po pse atëherë u desh të vija unë?! Aty ishin dhe të tjerët, apo jo. Dhe njerëzit edhe ata aty i kishin vënë, nuk i kishin vënë të dridhnin zinxhirët apo jo. Detyrën pra detyrën. Atë duhet të bëjnë të gjithë. Dhe tek detyra dallohen, edhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë. Dhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave. Prandaj xhan, unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por ama Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma heq askush. Kush nuk do ta shikojë, nuk do ta shikojë dhe natyrisht nuk është problem. Edhe diçka tjetër. pse Tiranën nuk e mori me dhunë këneta, ajo ngeci? Sahati i Tiranës, nuk punonte, apo meqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Prandaj Tirana nuk është më Kandahar. Prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj. Qysh dhe unë dhe PS kemi marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot.
Komentuesi: Shumë i shëmtuar ky krahasim… pas 35 vjetësh çfarë kujtoni se do ngeleshim aty ku ishim… Asnjë gjë e asnjë njeri nuk është si 35 vjet më parë, por kjo e gjitha është falë punës së gjithësecilit e punës së përbashkët. Boll më duke kthyer kokën pas… shikohet përpara që çfarë mund të bëjmë më mirë, se na i shtrembëruat qafën
Rama: A thua se kushdo që të ishte prapëseprapë do bënte piramida në 97-ën. Kushdo që të ishte do i vinte kazmën kantiereve të Zogut të Zi dhe sheshit Skënderbej për luftë politike me kryetarin e bashkisë? A thua kushdo që të ishte do ta ngrinte Tiranën nga varri në vitet 2000?! Apo do ta bënte qytet europian me miliona turistë në vit?! Nuk e di, por besoj je  gabim. Se i bi sipas tij që kot voton populli, kot zgjidhen qeveritë, kot zgjidhen udhëheqësit dhe kushdo që të jetë prapëseprapë do bëjë atë që është për t’u bërë. Po jo mor Soni, se Tirana është bërë nga ata që është bërë dhe jo nga ata që sa herë kanë pasur gjë në dorë e kanë zhbërë. Se po të ishte kjo puna e përbashkët kaq abstrakte dhe po ta bënte koha nuk do ishte ca ndërto e ca shkatërro. Prandaj duan, s’duan ata që s’duan, historia e Tiranës është historia e asaj video kujtese. Që çuditërish të ka mërzitur në vend se të të frymëzojë, është historia ime, është historia jonë, është historia e Partisë Socialiste, është historia e këtij populli, e popullit të Tiranës që jo më kot dhanë besimin 7 herë 7 për të drejtuar Tiranën dhe prandaj jo më kot më 11 maj do votojë Partinë Socialiste më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën. Të tjerat janë llafe, i merr era. Dhe që nesër do i përkasin thjesht e vetëm harresës.
Koment tjetër: Gjithë video Lana laj thaj, që nuk e ke bërë ti as Lanën se ashtu ka qenë para viteve 90 dhe sidomos qendrën e Tiranës në bulevard, rrugë Durrësi e rrugë Kavajë etj, por janë bërë kohën e Zogut nqs do për krahasim. Ti ke bërë Tiranën në Republikën Popullore të Betonit me rrugë me 2 korsi, trotuare 30 cm me pallat anash 12 kate plus. Ti je një injorant urbanistik dhe Tirana do miliarda tani të rregullohet. Ti ke bërë vetëm beton, bëj reklamë sa duash kështu do mbahesh mend.
Rama: A thua janë bërë vërtet që në kohën e Zogut, apo mos e ke pak gabim. Në fakt të tëra këto rrugë janë zgjeruar. Ajo rruga te Pallati me Shigjeta nuk ekzistonte fare./K.K

Të fundit

Po planifikonin një vrasje, arrestohen pesë të dyshuar në Pejë

Pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje”...

A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur...

Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth 320 000...

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç...

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz është kandidati për kancelar i...

Lajme të tjera

Web TV