Last Updated on 21/02/2025 by adminfjala
Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar akuzat e Sali Berishës ndaj gazetarit të New York Times se ka marrë 150 mijë euro nga Rama për ta sulmuar atë personalisht. Pasi gazetari reagoi, Berisha e drodhi muhabetin. Ndërkohë Ngjela ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Berisha akuzon gazetën New York Times se ka marrë 150 mijë euro për të goditur Saliun.
Gjithë jetës së tij ky nuk kupton asgjë veç pasionit patologjik që e pushton zakonisht.
Berisha ka akuzuar miliarderin për 150 mijë euro (!)
Por…
Kur pasioni të err sytë, ti nuk mund ta dish se është ditë apo natë, po nuk dëgjove radion.
Kur pasioni të ka errur mendimin, ti nuk e kupton dot pse i ke humbur paratë.
Kur ligësia ndaj dikujt të ka pushtuar mendimin, ti nuk mund ta dish se ai person ka fituar vetëm 150 euro. Se ty mendja të ka futur në alarm mendor një me një mijë, dhe 150 eurot, sigurisht që ti i mendon si 150 mijë euro.
Ja ky është edhe akuzuesi i gazetës më të madhe të botës, e cila quhet New York Times./ S,M