Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre ishin më të rrezikuar, me Livian dhe Loredanën që shkuan në nominim kokë më kokë, sipas vendimit të Arbër Hajdarit dhe Neda Ballukut.

Zgjedhja e Rozanës, Gjestit dhe Eglit për ta quajtur Livian më të rrezikuar, duket se ka sjellë “përçarje” në grupin e tyre, duke nxitur debatm, ‘përplasje’, teksa nuk munguan as lotët.

Gjatë Prime-t të së shtunës, kjo situatë u përcoll kështu:

Livia: Klipi më preku në momentin e fundit, besoj se është normale. Dua të nis nga Gjesti.

Gjesti: Pse nga unë?

Livia: Me radhë… Kam ngelur keq dhe për Gjestin, sepse ai ka përmendur emrin pa u mbyllur televotimi. Në fund tha prapë Livia. Në fund të Prime-t, kur ne flasim dhe ai thotë që nuk kemi afrimitet, unë e pranoj. Nuk dua të merret për keq, por edhe motra tha që unë jam kujdesur për Gjestin. Gjithsesi ai ma tha këtë dhe është ‘ok’. Më pas Egli, e cila kur tha emrin tim, është ndikuar nga ajo që tha Gjesti. Është shumë e qartë kur ti ndjek Gjestin. Për Rozanën nuk e mendoj. Shoh një aleancë që janë tre vetë. Nuk janë ndikuar nga Gjesti. Akoma nuk kam një përgjigje nga ana e Rozanës. Është ajo kur unë nuk ndihesha mirë, ishte ajo që nuk donte të fliste me mua. U bë viktimë Rozana, ndërkohë që viktima isha unë. Kam kaluar disa nominime, kam kaluar disa situata. Por nominimi i fundit, që unë nuk isha as protagoniste atë javë… Kur një prej protagonisteve atë javë doli dhe unë jo, atëhere unë nuk isha dhe aq e rrezikuar.

Lexo edhe :  Mariana Kondi feston ditëlindjen, sa vjeç bën aktorja

Rozana: Unë e kam treguar me vepra dashurinë për Livian. Në disa debate të saj, unë jam futur pa ma kërkuar ajo. Livia më ka kërkuar që pas debatit me G Banit, që unë mos të futesha në debatet e saj. Që nga ajo ditë unë nuk jam futur në debatet e Livias. Kur e mbroja, pse e mbron. Kur s’e mbroja, pse s’e mbron. Unë ja kam treguar Livias në momentin që e shpëtova në zinxhir. Nëse do mendoja për lojën, atëherë do zgjidhja Gjestin, por zgjodha me zemër. Ne na u kërkua kush rrezikon më shumë nga kolltuku blu. Pasi doli Krisa, unë pashë një avantazh të Loredanës bashkë me Tirin. Tiri ishte më i favorizuar se Livcia nga situata që ndodhi, në krahasim me Livian. Unë thash që është e rrezikuar Livia. Ajo po më akuzon që unë po marr protagonizëm nga situatat e Livias./K.K

Të fundit

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se...

Debati i ashpër në “Big Brother”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

itën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi...

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA,...

Lajme të tjera

Web TV