“Pensionet europiane nuk bëhen kollaj”/Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj “Sy m’Sy” pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 Mars në Athinë, por jo vetëm.

Rama në videon e postuar u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen aq kollaj, ku për këtë ka dhënë shembuj konkret.

Kryeministri theksoi se kur ata erdhën në pushtet, jo që nuk kishte fare nga këto marrëveshje, por Shqipëria nuk kishte fytyrë që të ulej si e barabartë në tryezë me të tjerët.

“Mirëdita nga kryeministria! Sot postuam njoftimin për Panairin e parë të Punës në Athinë në 2 mars dhe ka pasur komente nga më të ndryshmet, siç është dhe krejt e natyrshme dhe pozitive që të jenë  sepse ndryshe nuk kemi mundësinë që t’i diskutojmë siç duhen gjërat.  “Nuk kthehet asnjë”. Këtu e ke gabim e dashur Dori sepse ka plot që kthehen. E ke parë ti që u del llogaria më mirë në fund të vitit, sidomos kur kursimet andej investohen këtej në fshatin e tyre për një fermë, për një agroturizëm, për një linjë përpunimi. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment sepse po të jap një shembull konkret. Shumëkush thotë  “Dua pension europian në Shqipëri”, por sigurimet shoqërore i ka paguar të tëra këto vite në Greqi dhe nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë apo me plot vende të tjera, që të mund t’i japim një pension siç e dëshiron këtu në Shqipëri, por ama, mos harro që kur erdhëm ne në detyrë, jo që nuk kishte fare nga këto marrëveshje, Shqipëria nuk kishte fytyrë që të ulej si e barabartë në tryezë më te tjerët.

Ndër të tjera Rama shton se ka 24 orë ujë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë mesatarisht në pjesën tjetër, teksa ka kujtuar se kur kanë marrë detyrën, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë.

Lexo edhe :  Rama kërkesë ndërtuesve: Po mirë budalla më dini mua që merrni leje dhe nuk jepi asgjë

 “’Në këtë vend vijnë vërdallë për një dokument’. Po jo more miku im Ladi, në këtë vend është më kollaj se në Greqi, është më kollaj se në Itali për të marrë dokumentet sepse i merr nga aty ku je, me celular, pa luajtur vendit hiç, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve apo dhe në tënden ke shumë të drejtë. Këtë e kemi peshqesh nga këneta jonë që e bëri Shqipërinë lesh e li, por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohës së negociatave me Bashkimin Europian do ta mbyllim dhe këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem. Tirana, i dashur, ka 24 orë ujë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë mesatarisht në pjesën tjetër, ndërkohë që vazhdojnë investimet këtu në Tiranë dhe vazhdojnë në tërë Shqipërinë ku, të merremi vesh, nuk ka pasur 24 orë ujë kurrë, asnjëherë, as në kohën e komunizmit dhe ku sot shtohen vijimësisht zonat me 24 orë ujë, ndërkohë që kur ne morëm detyrën askund, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë”, shprehet Kryeministri.

Rama ka pasur një përgjigje edhe për një komentues që shprehet se fshatrat në Greqi janë të mbushur me të rinj.

“Sa për tërë Shqipërinë vetëm me pleq, shiko se mos ka më shumë pleq Greqia sesa Shqipëria meqë ra fjala dhe kur t’i gjesh në Greqi fshatrat e mbushur me rini, të lutem postoi t’i shohim edhe ne këtu pleqtë e Shqipërisë, por një gjë di unë; në turizëm në ndërtim, në radhë të parë, del më mirë hesapi po të punosh këtu sesa të punosh atje. Prandaj dhe po e bëjmë Panairin e parë, je i ftuar, do të prezantojmë dhe portalin e vendeve të punës aty ku shqiptarët e Europës kane zemrën, në Shqipëri”, përfundon Rama./     S,M

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV