Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po lëviznin me monopatina.
Vlorë– Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po lëviznin me monopatina.
Aksidenti është shënuar paraditen e sotme në rrugën Transballkanike.
Raportohet se njëri prej të plagosurve me origjinë nga Ukraina humbi ndjenjat në momentin e incidentit, por është jashtë rrezikut për jetën.
Qytetarët e pranishëm i dhanë ndihmën e parë, derisa mbërriti ambulanca.
Të dy drejtuesit e monopatinave janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore./k.k