Nga ARTUR AJAZI
Rasti Veliajt, na tregoi se edhe njerëzit e hetimit kanëdefektet e tyre, kanë mangësitë dhe boshllëqet e tyre nëprofesion, që ndikojnë mjaftueshëm në punën e përditshme. Postkomunizmi në Shqipëri, u shoqëruame shpikje të habitshme që kishin lidhje veç fushave tëndryshme, edhe me drejtësinë. U shpik “Plepat” qëprodhoi dhjetra e qindra prokurorë dhe gjyqtarë të“demokracisë”, që shkatërruan krejt sistemin e drejtësisë. U shpikën universitetet “kioska”, qëmbushën gjithë dynjanë me diploma fallco dhe të blera, duke mbushur vendin me juristë, ekonomistë, sportistë, gjyqtarë e diplomatë. Pothuajse çdo shqiptar kishte 2-3 diploma të blera në “kioska–universitetet” e tranzicionit. Vitet kalonin, dhe vendi zhytej gjithnjë e më shumë në batakun e moszbatimit dhe menaxhimit tëligjeve. Kjo ndodhi edhe me sistemin e drejtësisë. Gaboje, ose kryeje një shkelje apo krim, dhe të hetontedhe gjykonte një “plepaxhi”, të cilit po ti jepje njëgrusht me para, të ulte dënimin, ose të lironte ngaburgu. Gjithçka deri ditën që nisi reforma e thellë nësistemin e drejtësisë, kalonte përmes politikës. Sot ne kemi një sistem të “vettingizuar” drejtësie, i cilisupozohet se kryen me dinjitet interpretimin dhezbatimin e ligjit. Ngjarjet e 2-3 viteve të fundit, treguanse, reforma rradikale në sistemin e drejtësisë, ja kishtevlejtur, dhe se Edi Rama si iniciatori i saj meritontevlerësimet maksimale. Por ç’po ndodh së fundi. Arrestimi shtëpiak i Berishës dhe lirimi nga kjo masëishte paksa e habitshme. Po ashtu dhe “toleranca” ndajakteve dhe veprimeve të tij para SPAK-ut, duke thyerçdo normë, rregull dhe ligj, duket paksa e habitshme. Si ka mundësi që një person nën hetim për disa veprapenale, i dërguar për gjykim, lejohet të bëjë shkelje tëtilla nën hundën e SPAK-ut ? Kjo edhe për faktin sepseSPAK-u, nuk ka treguar kaq tolerancë deri sot , ndajaskujt tjetër. Erion Veliajn e morën dhe e rrasën nëburg, duke mos i formuluar dhe vërtetuar deri sot njëprej akuzave. Madje në seancën e fundit gjyqsore përmasën e sigurisë, prokurori i përfolur kaq shumë i tij, na rezulton hakmarrës dhe i padrejtë, aq sa arrin ta fyejë Veliajn në seancë. Veprimet dhe mosveprimet e tyre, të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me sjelljegangsterësh, dhe jo prokurorësh. Një drejtësi e reformuar, e pavarur dhe dinjitoze, nuk ka vend përprokurorë dhe gjyqtarë brutalë, të paedukatë, tendeciozë, dhe më keq Akoma, të kamufluar. E them këtë nga fakti sepse, prokurori që ka hetuar dhe po heton mbi Veliajn, na rezulton edhe ndertues pallatesh.Atëhere si mund ti besojmë atij prokurori, kur faktet e zbuluara dhe publikuara nga vetë kryetari bashkisë, dhetë pakundërshtuara nga ai, nxjerrin “zbuluar” njeriunqë po heton mbi “korrupsionin dhe pasurinë e ErionVeliajt”. A mund të ketë vend në sistemin e ri tëdrejtësisë, për prokurorë-ndërtues, për prokurorë-manipulues, për gjyqtarë të korruptuar dhe me pasuri tëpajustifikueshme ? Natyrisht që jo. Drejtësia e re, nukka vend për gangsterë. Drejtësia e re është Tempulli injerëzve të ndershëm, që nuk fshehin as dëftesat dhe as diplomat e shkollimit, as pallatet dhe as notat e shkollës. Një prokuror apo gjyqtar milioner në euro apo dollarë, meriton të hetohet dhe gjykohet, dhe jo tëakomodohet në zyrat e SPAK-ut dhe GJKKO./kb