“Papa ndërron jetë”, postimi i rremë krijon panik në rrjet, Vatikani hedh poshtë aludimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike, teksa kreu i Kishës Katolike kaloi një natë të qetë, sipas asaj që raporton vetë Vatikani.

Gjithsesi, rrjeti duket se po “gumëzhin” se Vatikani është duke gënjyer sa i përket shëndetit të Papës, me një postim që shkruan se në të vërtet ai ka ndërruar jetë pasditen e së dielës.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të Atit tonë të Shenjtë, Jorge Mario Bergoglio. Papa Françesku u fut në prehjen e përjetshme sot (dje) në orën 19:39, në Spitalin Universitar Agostino Gemelli në Romë.

Falënderojmë për shërbimin e tij besnik dhe lutemi për prehjen e shpirtit të tij. Faleminderit për udhëheqjen, dhembshurinë dhe shërbimin tuaj të palëkundur ndaj Kishës. Prehu tani në përqafimin e përjetshëm të dashurisë së Zotit”, shkruhej në postimin që u bë viral në rrjetet sociale.

Por ka qenë vetë Vatikani që i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke shkruar mëngjesin e së hënës, se Papa kaloi një natë të qetë, teksa tani po pushon./    S,M

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV