Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor Pazari’ tregoju shqiptarëve se si i vure pasuritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave që bëri sot (24 shkurt) kreu i PD-së, Sali Berisha, që e etiketoi si “Lul brava që ka shitur identitetin te Taulant Balla”.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan ndër të tjera se “doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe a shkuan ata me dijeninë e tij”.

Ai gjithashtu thotë se ‘doktor pazari’ t’u shpjegojë demokratëve ‘si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet’.

Basha më tej që t’u tregojë shqiptarëve gjithashtu se “për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?”.
Sipas tij, vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.

A shkuan ata me dijeninë e tij?! Janë të gjitha në dosjen McGonigal.

Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?

Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët“./   S,M

Të fundit

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

Lajme të tjera

Web TV