Politika në zi/ Ndahet nga jeta diplomati i njohur (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Djali i tij, David, tha se ai vdiq pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga kanceri në mushkëri.

Diplomati amerikan, Wisner kishte udhëhequr ambasadat amerikane në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi dhe kishte mbajtur poste të larta në administratat republike dhe demokrate dhe ishte i lidhur me nisma që sollën ndryshime në rajone sikurse Ballkani e Afrika e Jugut.

Teksa po largohej nga Departamenti i Shtetit, Wisner i kishte ndihmuar administratës së presidentit Bill Clinton në negociatat me Qeverinë në Moskë të Boris Yeltsinit, për të ulur shitjen e armëve ruse tek Irani.

Më 2005 administrata e George W.Bush e emëroi atë përfaqësues të posaçëm në negociatat për statusin e Kosovës si shtet sovran, negociata që çuan në pavarësinë e Kosovës më 2008.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë dhjetorin e vitit të kaluar, Wisner foli për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se sot e kësaj dite, Serbia nuk është e gatshme të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, prandaj tha se marrëveshjet e arritura mes dy shteteve nuk do të funksionojnë.

Ndërkaq, lidhur me administratën e presidentit Donald Trump, ai deklaroi se ishte herët të thuhej se çfarë mund të pritej lidhur me Ballkanin Perëndimor.

“Administrata e mëparshme e Trumpit ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale… Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo nuk do ta tundojë administratën e re”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Të gjithë në SPAK, Tom Doshi: U thirra si person që kam dijeni për një hetim

Pas tërheqjes nga shërbimi diplomatik amerikan, Wisner kishte shprehur shqetësime lidhur me mënyrën se si SHBA-ja e kishte ushtruar fuqinë e saj globale, duke nisur nga lufta në Vietnam në vitet ’60 e deri te konfliktet në Irak dhe Afganistan./ REL/   S,M

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV