Pesë muaj pa Gerti Bogdanin, Edlira Çepani zbulon vendimin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë muaj pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani, partnerja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ka bërë një rrëfim prekës në emisionin “Rudina”. E përlotur, ajo ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas humbjes së njeriut të dashur dhe vendimin e rëndësishëm që ka marrë për të ardhmen.

Çepani tha se ka vendosur të mos lejojë që dhimbja ta pushtojë, por të mbajë mend vetëm momentet e bukura me Bogdanin.Ajo tregoi gjithashtu mbështetjen që ka marrë nga njerëzit në rrugë, të cilët i japin forcë për të vazhduar përpara dhe për të çuar përpara misionin që ajo dhe Bogdani kishin nisur.

“Sa herë zgjohem, zgjohem në një realitet që nuk jam dakort. Dhimbja nuk mbaron, por mësohesh që ditë pas dite vendos një maskë, sikur po jeton një ditë normale. Por nuk është ditë normale. Sa herë dal në rrugë, ka njerëz që më ndalojnë dhe më japin një përqafim.

Ka plot njerëz që më kanë shkruar, që kanë pasur histori të ngjashme, por më kanë dhënë shumë forcë. Më kanë dhënë forcë dhe një llojë përgjegjësie për të vazhduar misionin që kishim kur u kthyem në Shqipëri. Ai ishte një njeri me integritet, që dha shembullin e një jete me vlera.

Një nga ditët më të vështira të jetës. Nuk dua ta kujtoj më atë ditë. Aty kuptova që çdo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt. Por unë bashkë me vajzat, do të vazhdojmë jetën, por duket kujtuar vetëm gjërat e bukura, dhe ky është vendimi që unë kam marrë. Dua të mbaj mend imazhin e Gertit, atë njeriun e mirë dhe me integritet,” tha Çepani.

Lexo edhe :  'MailOnline': Britanikët çmenden për parajsën evropiane, Shqipërinë

Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024, në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak. Largimi i tij tronditi jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe opinionin publik./   S,M

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV