“Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”/ Rama: SPAK u krijua nga PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pjesa e fundit është lufta antikorrupsion, ky është vullnet i PS. Jemi para një fakti të thjeshtë. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS. SPAK e solli Amerika e mban Amerikan, Amerika do i fusi këta në burg. Sa për dijeni, Amerika nuk është më. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës për SPAK apo për drejtësinë. BE bëri një deklaratë për presione ose ndërhyrje, ato që thash do i them prap dhe nuk u heq asnjë presje sepse bëhet fjalë për një institucion që janë “baby institucion” por që të rrime te thelbi. Kush e mban e kush e mbron SPAK? Ju e dini që këneta është e përbetuar përmes gojës së bufit të vetë që do ta shkrijë SPAK apo jo. Nëse do të ishim dhe ne, dhe unë i interesuar, i trembur i shqetësuar siç përpiqen të më pikturojnë disa. Një fishkëllim bufit dhe e di si vinte bufi apo jo. E sillte tmerri që ka nga drejtësia, nga SPAK, me të kaluarën që nuk e blen dhe nuk e ndryshon dot. E persekuton çdo ditë e çdo natë. Nuk do hapte gojë Amerika se ka ndryshuar rrugë, filozofi mënyrën si i qaset vendeve etj. Është puna e saj, puna e një superfuqie. SPAK është dhe do të jetë aty me mbështetjen e fuqisë së PS. Jemi vullneti i shumicës së popullit shqiptar, populli kërkon që SPAK të jetë aty të fuqizojë veten. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK dhe ju e dini shumë mirë çfarë po them, por ama pavarësia nuk mjafton. Kultura jonë në tërësi, SPAK duhet të luftojë me vetveten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë e gjitha në funksion të një drejtësie të drejtë, por ama duke ruajtur të gjitha proncimet e kulturës së bashkëjetesës europiane. Nuk dua të bëj komente të tjera se nuk dua që kjo bisedë të mbyllet në një pikë, që është problematike. Cilido merret në pyetje duhet respektuar, këtu do kemi një problem të madh ne te mungesa e respektit dhe vlerësimit bazik të drejtës dhe lirisë kushtetuese”-shprehet Rama.

Lexo edhe :  Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, flasin drejtori i spitalit dhe shefja e pediatrisë

Lajmi në përditësim…  /    S,M

Të fundit

“Covid19, Alcatraz, Totorina”/Nuredin Dumani zbulon pseudonimet që ka përdorur në SKY ECC

Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani,...

“Fryhet” arka e shtetit/ MF: Të hyrat në buxhet arritën në mbi 710 miliardë lekë

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 710.3 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ose rreth 66.6 miliardë lekë më tepër nëse e krahasojmë me vitin...

Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantuan Prefektin e ri të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, i...

‘Do shkrij SPAK’, Berisha nuk tërhiqet: S’do ketë prokurori politike

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK, qëndrim të cilin e forcoi edhe njëherë përmes një deklarate për...

Itali/ Jo vetëm kuzhinier restoranti, por edhe droge! Shqiptari kapet me kokainë

Karabinierët ushtruan kontroll në banesën e shqiptarit në Bolzano, ku zbuluan përveç drogës edhe 2650 euro cash, të dyshuara nga aktiviteti ilegal, peshore precize...

Lajme të tjera

Web TV