Lionel Messi rrallëherë në karrierën e tij ka shfaqur shenja nervozizmi të theksuar. Por duket se ylli argjentinas po ndjen peshën e përgjegjësisë te Inter Miami, ku ka shkuar me objektivin për ta kthyer këtë klub në model fitues në MLS, por deri tani nuk ka siguruar asnjë trofe.
Shenjat e nervozizmit u panë në fund të ndeshjes së javës së parë të kampionatit në MLS, ku Inter Miami barazoi 2-2 ndaj New York City. Në fund të sfidës, Messi iu drejtua gjyqtarit kryesor duke e fyer atë, për të marrë si përgjigje një karton të verdhë dhe paralajmërimin se mund ta pësonte më keq.
Ylli argjentinas më pas shkëmbeu disa fjalë me zëvendëstrajnerin e skuadrës kundërshtare, i cili me sa duket e thumboi atë për reagimin. Mesi këtë radhë iu afrua dhe e kapi nga qafa kundërshtarin, në një skenë të pazakontë për “Pleshtin”./ D.C
😡 The Whole Angry Messi Clip!
This video shows an irate Lionel Messi jawing at head referee Alexis Da Silva as well as grabbing New York City FC assistant coach Mehdi Ballouchy by the neck.
There’s lots to digest here, but it’s great to see Messi cares.#InterMiamiCF #Messi𓃵 pic.twitter.com/KkfWOQTQbH
— Franco Panizo (@FrancoPanizo) February 23, 2025