Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ka folur për akuzat e marra për projektet apo investimet e bëra në infrastrukturë në Shqipëri.
Ai u shpreh se Shqipëria është një vend në zhvillim dhe se derën e hapur për këto dy vite për t’u anëtarësuar në BE nuk duhet ta humbasë kurrsesi si mundësi.
Rama nuk ka kaluar pa bërë dhe ironi duke thënë se: “Keni kohë sa të doni të shihni dhe të tjerët dhe kur të më kërkoni e të thoni ku je, do më ketë mbirë bari”./ S,M