Studimi: 1 në 20 gra po diagnostikohet me kancer gjiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë të vdesë nga kjo sëmundje gjatë jetës së saj, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Nature Medicine”.

Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek gratë.

Çdo minutë, katër gra diagnostikohen me kancer gjiri në mbarë botën, ndërsa një grua humb betejën me sëmundjen e rëndë.

Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nisi Iniciativën Globale për Kancerin e Gjirit (GBCI) për të arritur një reduktim mesatar vjetor të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit prej 2.5%.

Studiuesit analizuan të dhënat mbi incidencën e kancerit të gjirit tek gratë dhe shkallën e vdekshmërisë në 185 vende. Siç zbuluan, në vitin 2022, në mbarë botën u regjistruan 2.3 milionë raste të reja dhe 670,000 vdekje nga kanceri i gjirit. Megjithatë, shpërndarja e këtyre rasteve ishte e pabarabartë.

Në vendet me Indekse më të larta të Zhvillimit Njerëzor (HDI, një sistem që përdoret për të matur cilësinë e përgjithshme të jetës së një vendi) normat e kancerit të gjirit janë më të larta./    S,M

Të fundit

Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës

Kreshnik Spahiu Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës? Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi i...

Vakti i mëngjesit, zbuloni shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe...

Berisha tha se po digjen?! E vërteta e dokumenteve që dolën nga Bashkia

Si është e vërteta? A po digjen dokumentet e nxjerra nga Bashkia siç akuzoi Sali Berisha? Report Tv ka hulumtuar çështjen, dhe sjell pamje...

Masat ndaj 24 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të...

Nis puna për ujësjellësin e ri në Mamurras, Balluku jep lajmin e mirë

Ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Mamurras, një projekt që synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm...

Lajme të tjera

Web TV