Si është e vërteta? A po digjen dokumentet e nxjerra nga Bashkia siç akuzoi Sali Berisha? Report Tv ka hulumtuar çështjen, dhe sjell pamje ekskluzive se ku shkojnë këto shkresa.
Të njëjtat shkresa e dokumente, të futura në kuti dhe me shënime në secilën prej tyre, që Sali Berisha denoncoi se po nxirren nga bashkia e Tiranës për tu djegur, Report Tv zbuloi se shkojnë në zyrën e arkivës në administrim të bashkisë.
Këto janë pamjet e kamionit me dokumente që Berisha publikoi duke u larguar nga bashkia, dhe këto janë pamjet ekskluzive që Report Tv sjell nga zyra e arkivës, ku janë vendosur në dhjetëra rafte të kësaj hapësire, kuti me shkresa të njëjta si ato që ish-kryeministri publiloi teksa nxirreshin nga bashkia.
Pas denoncimit të kreut të PD-së, Sali Berisha se bashkia po djeg dokumente me prova për Veliajn, Report Tv hulumtoi çështjen dhe u interesua pranë zyrës së Arkivës, se çfarë dokumentesh janë lëvizur nga bashkia. Në përgjigje thuhet se bëhet fjalë për shkresa të vjetra ndër vite të bashkisë, të cilat duhen arkivuar.
Sic shihet në pamje ambienti ruhet me kamera.