Rama: Po të donim të shkrihej prokuroria, një fishkëllimë bufit të kënetës dhe vinte me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se askush nuk mund të kërkojë llogari nga PS për angazhimin e saj në luftën ndaj korrupsionit.

Gjatë një takimi sot, ai theksoi se PS nuk është viktimë e situatës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk i hapën luftë duke mbështetur luftën ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se “SHBA i hoqi ushtarët që mbështesnin SPAK”.

“Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?” pyeti Rama, duke iu referuar kritikave të vazhdueshme ndaj SPAK nga opozita. Ai përmendi Sali Berishën, duke e cilësuar sërish si “bufin e kënetës”, duke komentuar deklaratat e tij për të shkrirë SPAK.

Rama theksoi se nëse kritikat dhe sulmet ndaj qeverisë do të ishin të vërteta, atëherë SPAK do të ishte shkrirë që në fillim. “Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori,” ironizoi ai, duke nënvizuar se megjithatë, SPAK vazhdon të funksionojë dhe të mbajë pavarësinë e tij.

 

 

“Askush s’na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani? E keni dëgjuar bufin kur thotë do e shkrijmë SPAK. Nëse do ishim ata që na thonë se jemi, do ishte shkrirë SPAK. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori. Me gjithë ushtrinë mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo”, u shpreh ai./e.t

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV