VIDEO| Krijesa e rrallë e thellësive befason plazhistët në Kaliforni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plazhistët në Kaliforni përgjatë bregut të Paqësorit kanë parë një peshk jashtëzakonisht të rrallë nga familja armadillo që jeton në thellësi të mëdha dhe rrallë në sipërfaqe, raportojnë sot mediat. Kjo specie shihet shumë rrallë dhe më së shpeshti kur ngordh dhe del në breg pas një stuhie, shkruan Guardian.

Robert Hayes, i cili ishte në një plazh në Kaliforni me gruan e tij, filmoi një peshk të gjatë, të sheshtë dhe vezullues sapo e pa në ujë.

Siç tha ai, edhe pse nuk e kishte parë kurrë më parë, e njohu menjëherë specien, e cila shpesh quhet “Peshku i Ditës së Gjykimit” (“Doomsday fish”) sepse sipas besimit popullor mund të parashikojë fatkeqësi natyrore.

Specia më e gjatë e parë ndonjëherë ishte 11 metra e gjatë, sipas të dhënave nga Muzeu i Historisë Natyrore në Florida.
Ky lloj peshku është parë në ujërat e Kalifornisë tre herë gjatë vitit të kaluar dhe shkencëtarët ia atribuojnë paraqitjen e tij më të shpeshtë ndryshimit të kushteve në oqeane.

Sipas folklorit japonez, “dragoi me rrip” konsiderohet si një pararojë e “ditës së gjykimit”, megjithëse historianët kanë kundërshtuar teorinë se ai mund të parashikojë tërmetet. Kjo ide u bë sërish aktuale pasi rreth 20 specie të tilla u gjetën në plazhet japoneze pas tërmetit shkatërrues të vitit 2011, sipas Guardian./K.K

Të fundit

Dramë në Kupën e Mbretit, mbyllet në barazim dramatik sfida Barcelona-Atletico

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së...

Inter me një “këmbë” në gjysmëfinalen e kupës, zikaltërit mposhtin pastër Lazion

Interi “fluturon” në Kupën e Italisë. Zikaltërit e Simone Inzagit, mposhtën me rezultatin 2-0 Lazion, në duelin çerekfinal, duke u kualifikuar kështu për në...

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë planetare relativisht të rrallë. Fenomeni...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Lajme të tjera

Web TV