Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së Mbretit. Një duel spektakolar që i pati të gjitha, duke u mbyllur me shifrat 4 me 4.
Djemtë e Simeones, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 1 dhe 6, ndërkohë që katalanasit përmbysën gjithçka në fragmentin e parë të lojës, falë golave të Pedrit, Cubarsit dhe Inigo Martinez në minutat 19, 21 dhe 41. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 2, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë.
Në minutën e 74-t, ishte Lewandowski, i cili u hodh nga stoli dhe ngriti rezultatin në 4 me 2. Kur u mendua që do të ishin katalanasit ata që do të triumfonin, miqtë nga Madridi, nuk u dorëzuan, duke shënuar dy gola me Jorenten dhe Sorloth në minutat 84 dhe 90+3, për të dalë nga kjo përballje me një barazim dramatik.
Dueli i kthimit do të luhet më 2 prill, në stadiumin e Atleticos./ D.C