Lajmi që Fero më në fund gjeti dashurinë dhe u martua për herë të dytë ‘mbyi’ mediat rozë. Jo shumë për faktin që ish-reperi lidhi kurorë, se sa për faktin që flitej se partnerja e re ishte një vajzë e mbuluar me shami.
Por, nga imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga ç’mendohej fillimisht dhe shumë ndryshe nga çfarë deklaroi Feroniti kur u tërhoq nga muzika dhe iu përkushtua fesë.
Fotografia e gruas së re të Feros, e cila po bën ‘xhiron e rrjetit’, tregon se gruaja e dytë e tij jo vetëm që nuk është e mbuluar, por është modele dhe ka ngjashmëri shumë të madhe me Arbenitën, ish-bashkëshorten e Feros, me të cilën ka dhe një vajzë. / S,M