Berisha ndryshon mendje për SPAK: Jo shkrirje, por reformim sipas “Venecias”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I bezdisur nga fishkëllima e Ramës, Sali Berisha nuk ia jep votat menjëherë kryeministrit për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, por ka gjetur një mënyrë më konsensuale. Para grupit parlamentar, ai shpalosi planin e tij, për ta ccuar Reformën në një institucioni këshillimor ndërkombëtar si Komisioni i Venecias, e pas përgjigjes do të procedohet.

“Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias.”

Me këtë deklaratë, Berisha është tërhequr përfundimisht nga plani fillestar për shkrirjen e SPAK. Por, këtë e vërteton edhe aleati i tij më i ngushtë. Dhe pse nga burgu, Ilir Meta, thotë se jo vetëm nuk bëhet fjalë për shkrirje, por plani ‘Venecia’, i jep mbështetje totale Prokurorisë së Posaçme.

 

“Rikthimi në shinat “veneciane”, pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë. Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos. Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë. Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet.”/k.k

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV