Një burrë në Shangai humbi gati 28,000 dollarë, pasi u mashtrua në një “marrëdhënie” në distancë me një të dashur të krijuar nga AI, raportuan mediat shtetërore kineze.
Mashtruesit përdorën softuer gjenerues të inteligjencës artificiale për të krijuar video realiste dhe imazhe të palëvizshme të një gruaje të re, në mënyrë që të pozonte si “Znj. Jiao”, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Viktima transferoi gati 200,000 juanë (afërsisht 28,000 dollarë), në atë që ai besonte se ishte llogaria bankare e të dashurës së saj në internet, pasi mashtruesit përdorën imazhet e rreme për ta bindur atë se “e dashura” e tij kishte nevojë për fonde për të hapur një biznes dhe për të ndihmuar një të afërm me faturat mjekësore.
Mashtruesit madje krijuan një ID të rreme dhe raporte mjekësore për të mbështetur mashtrimin, raportoi CCTV.
Në fillim të këtij muaji gjiganti amerikan i mediave sociale Meta, paralajmëroi përdoruesit e internetit që të jenë të kujdesshëm ndaj njohjeve në internet që premtojnë romancë, por kërkojnë para, duke vënë në dukje se mashtrimet që përdorin AI gjeneruese ishin në rritje./K.K