SPAK dhe GJKKO “të pandehur” nga gjykatat politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe kryetari i GJKKO-së Erion Bani diskutuan dje për për luftën kundër korrupsionit, në një takim ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë. Dumani i jep përgjigje “indirekte” Berishës dhe Ramës: “Epoka e pandëshkueshmërisë po lëkundet. Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar”. BE i jep mbështetje institucioneve të drejtësisë.

“Epoka e parekshmërisë po lëkundet”. Kështu është shprehur kreu i SPAK Altin Dumani në tryezën ku u analizua performanca e institucioneve të posaçme ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian.

Në kulmin e debateve mes politikës dhe prokurorisë së posaçme, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i GJKKO, Erion Bani, iu përgjigjën në distancë kryeministrit Edi Rama me qëndrimin e tyre se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë bëhen vetëm duke zbatuar ligjin e Kushtetutën.

“Çdo hetim ka dinamikat e veta. Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë”, tha Dumani. Kreu i SPAK ka treguar vullnet dhe aspak lëkundje për reptësinë e këtyre institucioneve kundrejt krimit dhe korrupsionit. Ai i është përgjigjur Ramës dhe Berishës se prokuroria dhe gjyqësori janë institucione në shinat e Kushtetutës. “Referuar edhe materialit, konstatohet progres edhe nga SPAK. Ka treguar se është në gjendje në respektim të ligjit dhe kushtetutës të kryejë hetime të plota dhe tregojnë se pandëshkueshmëria po goditet dhe epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin”, tha Dumani para kolegëve dhe trupit dipolmatik. Sipas tij, marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust është forcuar, në goditjen e krimit të organizuar.

“Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave”, tha ai. Dumani tha se mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. “Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional.

Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve”, tha ai. Me shifra zgjodhi që t’u përgjigjet kritikave, duke thënë se vetëm 5% e masave arrest me burg janë për veprën penale të korrupsionit. “Ne jemi të kujdesshëm për të analizuar elementë të veprës penale dhe kontributin që personi juridik ka në kryerjen e verës penale.

Lexo edhe :  Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Nuk mund të bëhemi ne pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi juridik. Për veprat penale për korrupsionin zë rreth 5% të totalit të masave të sigurimit”, vijoi Dumani. E kur merret kjo masë, Dumani tha se janë të kujdesshëm edhe se nuk bëhen pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi juridik. Përgjigje kjo si duket indirekte për shefin e qeverisë, i cili thotë se kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e hoqën nga puna dhe e futën në burg pa gjyq.

SPAK është institucioni me i kontrolluar në vend tha Dumani, ndërsa theksoi se epoka e paprekshmërisë po lëkundet dhe se nuk ndikohen nga faktorë të jashtëm. Në të njëjtën frymë ishte edhe Mirela Bogdani nga KLP-ja. “Kini parasysh nuk është vetëm prokuroria që kërkon masat. Vendosen në nivel gjykata dhe ka të tjera nivele që unë përmenda. Nëse prokuroria ka gabuar apo jo është gjykata është ajo që e konfirmon.

Mendoj duhet t’u lëmë kohën dhe të tërhiqemi kur drejtësia flet”, tha Mirela Bogdani. Në tryezë ishte edhe kreu i GJKKO, Erion Bani, gjyqtari që firmosi masën e sigurisë arrest me burg. Duket se edhe ai kishte rezerva për kritikat që iu janë drejtuar, duke thënë se nuk mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve.

Ai tha se presioni ndaj gjyqtarëve është evidente dhe se kush ka indicie për integritetin e gjyqtarëve, duhet t’iu drejtohet organeve kompetente. “Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit.

Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta. Kushdo që ka dyshime dhe indicie të drejtohet në organet kompetente. Presioni që i është bërë gjyqtarëve është evident dhe s’është bërë asnjëherë tjetër”, tha Bani.

Reagimi i BE

Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili ishte pjesë e tryzës shprehu mbështetjen për SPAK e GJKKO tha se llogaridhënia dhe pavarësia janë jetike. “Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Të ruhet pavarësia e drejtësisë nga politika”, tha Gonzato.

Ai shprehu edhe gatishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri. “Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si psh., rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar.

Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, shtoi Gonzato. Edhe pse ishin të ftuar dhe kishin emrat e përfqasuesve mbi tavolinë, përfaqësuesit e PS dhe të PD e bojkotuan këtë aktivitet. I pranishëm ishte vetëm deputeti i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, i cili dha të gjithë mbështetjen e tij ndaj organeve të reja të drejtësisë.

Të fundit

Debati për gjuhën shqipe/Meidani: Gjuha shqipe e pacenuar në Maqedonin e Veriut

  Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani komentoi për TV21 debatin për gjuhën shqipe. Ai theksoi se nuk...

Nga 3 marsi pezullohet rekrutimi i punonjësve të administratës

Duke nisur nga data 3 mars do të ndalohet çdo rekrutim i punonjësve të rinj në administratë. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe...

Mundësi të reja dhe ndryshime dinamike/ Parashikimi i Horoskopit për muajin Mars 2025

Muaji Mars sjell ndryshime dinamike dhe mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj me intensitet të lartë...

Tre arsyet e Ramës: Ja pse jam lehtësuar me rrëzimin e 20 masave të “Bujqësorit”

Kryeministri Edi Rama thotë se është lehtësuar nga “lajmi i rrëzimit të masave të sigurisë për stafin e UBT”. Së pari, sipas tij për pasojat...

‘Parashqevia holandeze’/ Kush është Rania Zariri, këngëtarja që përfundoi e pastrehë

Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata...

Lajme të tjera

Web TV