Kryeministri Edi Rama foli për mundësinë e artë që i ka ardhur vendit me negociatat në BE dhe anëtarësimin brenda 2030.
Ai iu përgjigj ndjekësve në rrjetin social dhe virtual online, duke shpjeguar se qëllimi i kundërshtarëve është t’i zhysin shqiptarë në kënetë, kurse i tiji dhe i PS që t’i #ojnë në BE, vetëm dy vite e gjysmë larg.
“O ti zotëri, fokusohu, na duhet të fokusohemi te negociatat me BE, kemi 1 mijë vetë që punojnë, kemi hapur dritaren dhe mundësinë fantastike. Është rast si kur të vjen topi para portës dhe të duhet vetëm të bësh goli. Edhe diçka tjetër, kur vjen fushata do flasim dhe unë do flas, kam fol për tepsinë, haxhinë dhe timonin, bufi i kënetës është evident dhe do ju ndihmoj ta shikoni dhe kuptoni, e të ikni me vrap nga bufi i kënetës (i përgjigjet një tjetër ndjekësi virtual në rrjetin social).
Bonusi për pensionistët fillon më 1 Mars. Dhe pensionistët mund të fillojnë nga 1 marsi ta marrin bonusin e pranverës. Është rezultat i zhvillimit të ekonomisë”./ S,M