Last Updated on 09/11/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën një skemë të re për bonusin e bebeve, e cila pritet të nisë zbatimin nga 1 korriku 2027. Sipas skemës së prezantuar, familjet do të përfitojnë mbështetje financiare mujore për çdo fëmijë të lindur, për një periudhë pesëvjeçare.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se masa e përfitimit do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.
Konkretisht, sipas njoftimit të kryeministrit:
Për fëmijën e parë, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite.
Për fëmijën e dytë, mbështetja do të jetë 7 mijë lekë në muaj, ose 420 mijë lekë në pesë vite.
Për fëmijën e tretë, përfitimi do të arrijë në 10 mijë lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në total për pesë vite.
“Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare”, shkroi Rama në njoftimin e tij./et
