Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ja çfarë pritet të votohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare, ku në rendin e ditës janë dy akte normative të Këshillit të Ministrave që synojnë lehtësimin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Aktet parashikojnë shtyrjen e vlefshmërisë së letërnjoftimeve dhe pasaportave të skaduara deri më 31 maj 2025, për t’u mundësuar emigrantëve pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me miratimin e kësaj mase, shtetasit shqiptarë me dokumente të skaduara mund të regjistrohen në platformën PER deri më 4 mars dhe të ushtrojnë të drejtën e votës me postë.

Po ashtu, pritet të miratohet një shtesë prej 80 punonjësish me kohë të pjesshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të përballuar fluksin e regjistrimeve dhe administrimin e votave nga diaspora.

Në këtë seancë, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi./   S,M

Të fundit

Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të...

Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, por...

Detaje për vrasjen e 30-vjeçares në Tiranë. Çfarë gjeti policia në banesë

Detaje të reja shtesë mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë, e cila dyshohet se ka origjinë arabe. Më datë 19...

Sipas hulumtimit të Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet njohëse të trurit, në...

Zelensky shkon në SHBA, Trump: Ukraina mund ta harrojë futjen në NATO

Pak orë para se Volodymyr Zelensky të hyjë në zyrën e tij për të nënshkruar një marrëveshje të madhe për tokat e rralla me...

Lajme të tjera

Web TV