Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i informatizuar për mësuesit që do të kalojnë shkallën e parë të kualifikimit, që në vitin e tretë të punës dhe me pagesë të dyfishuar për kualifikim.

Ministrja Manastirliu u shpreh se skema e re e kualifikimit të mësuesve është një risi për arsimin parauniversitar, duke ofruar një proces më të shpejtë, më transparent dhe të bazuar në meritokraci.

“Për herë të parë, mësuesit do të mund të përfitojnë gradat e kualifikimit në vitin e 3-të, të 8-të dhe të 15-të të punës së tyre, përmes një sistemi që vlerëson njohuritë, përvojën dhe aftësitë e tyre profesionale. Mbi 6 mijë mësues kanë aplikuar për tri kategoritë ku më shumë se 2,000 mësues do të testohen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të fituar kategorinë e ‘Mësuesit të kualifikuar’, përmes një testimi të informatizuar, që përbën 40 pikë të vlerësimit të përgjithshëm, ndërsa 60 pikë do të vijnë nga dosja personale, trajnimet dhe projektet e mësuesve. Pjesa tjetër është e angazhuar përmes projekteve personale, orëve të hapura, duke u vlerësuar sipas ekipeve të cilësisë brenda shkollës për të përfituar dy shkallët e tjera: në vitin e 8-të, ‘Mësues specialist’ dhe në vitin e 15-të të punës, ‘Mësues mjeshtër'”, tha Manastirliu.

Sipas ministres, reforma e kualifikimit shoqërohet edhe me mbështetje financiare më të lartë për mësuesit.

“Përveç faktit që kualifikimi merret më shpejt dhe trajnimet janë falas, mbështetja financiare për mësuesit është rritur ndjeshëm. Kemi dyfishuar shpërblimin për kategoritë ‘Mësues i kualifikuar’ dhe ‘Mësues specialist’, ndërsa për ‘Mësuesin mjeshtër’ kemi një rritje prej 50%”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe :  Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit

Ndërkohë ASCAP ka hartuar dhe dorëzuar pranë QSHA fondet e pyetjeve në 44 profile AML/ AMU për mësuesit që do bëhen pjesë e testimit të informatizuar. Procesi i kualifikimit do të vijojë gjatë muajve mars dhe prill, duke përfshirë testimin e informatizuar, vlerësimin e dosjeve profesionale dhe projekteve të inovacionit mësimor, duke siguruar një sistem më të drejtë dhe efikas për zhvillimin profesional të mësuesve./    S,M

Të fundit

Studim mbi ngjyrën e preferuar të femrave në veshje

Zgjedhja e ngjyrave në veshjet e femrave lidhet ngushtë me emocionet, personalitetin dhe mesazhin që duan të përcjellin. Studimet...

Rama: I thamë drejtësisë të hajë nga trupi ynë, por kafshimet gabim janë tragjedi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ku u ndal te reforma...

Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste. Rama tha se këto zgjedhje...

U akuzua për fraza rraciste ndaj Galatasarayt, federata turke dënon ashpër Mourinhon

Sfida mes Galatasaray dhe Fenerbahce në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që...

Berisha ftohet nga IDU në forumin e Brukselit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare nga Unioni Internacional Demokratik (IDU) për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025,...

Lajme të tjera

Web TV