Absurditeti i Serbisë se Amerika po braktis Kosovën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Rreket të gënjejë opinionin publik serb se serbët janë duke e marrë sërish Kosovën.

Bashkimi kombëtar i shqiptarisë duhet të jetë sot një qëllimi gjithëkombëtar.

I.

Mediat e Serbisë vijimisht nxjerrin nga një “fakt” absurd për qëndrimin e Amerikës kundrejt Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Edhe dje e sot e njëjta gjë dhe shkojnë deri në absurd sa, edhe një lëvizje në rangun e tretë të administratës amerikane, i shtyn te mendimi absurd se Amerika po e lë Kosovën.

Po mirë, po shqiptarët e Kosovës do ta lënë Kosovën? Po ushtria e Kosovës kot po ngrihet? Po lufta e NATO-s dhe Amerikës kundër Serbisë, e kotë ka qenë?

Nuk e kupton dot historiografia e Serbisë se historia e çlirimit të popujve nuk është kthyer kurrë mbrapa?

Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen se Kosova është shumë e fortë.

Po politika serbe pse është kaq e shthurur mendërisht dhe nuk i arsyeton të gjitha pyetjet që ngritëm ne këtu?

Sepse është shumë e qartë që këto janë pyetjet e arsyes së logjikës dhe politikës reale në rrafshin Kosovë-Amerikë dhe Kosovë-NATO, por edhe në marrëdhënien evropiane: Kosova me Bashkim Evropian.

E dinë këta “analistë” serbë se çështja është në diskutim që Kosova si shtet i pavarur të mund të pranohet se shpejti edhe në NATO?

E pra…

Të gjitha këto të çojnë në mendimin se politika e Serbisë i di të gjitha, por sigurisht që rreket të gënjejë opinionin publik serb se serbët janë duke e marrë sërish Kosovën.

Një absurditet i tillë si ky që po e ngre me trill Serbia sot, ka shumë kohë që nuk ka ndodhur në marrëdhëniet ndërkombëtare në lidhje me pavarësinë e një kombi. Dhe sot është fjala për një shtet të pavarur me popullsi dy milionë banorë, që është i njëjti komb në Gadishullin Ilirik dhe që realisht kosovarët janë shqiptarët autoktonë në këtë Gadishull që 2000 vjet para kohës sonë.

Lexo edhe :  Duhet gjykuar një herë urrejtja e prokurorit Dado për të akuzuarin Veliaj

Atëherë?

Asgjë, një hiç i madh i ngritur në sistem nga një marrëzi kolektive serbe, e cila ka ardhur në ditët tona nga mllefi i tyre shekullor antishqiptar.

Po shqiptarët?

Shqiptarët janë të qetë se ndihen shumë të fortë, edhe pse Serbia me veglat e saj shqiptare që kishte këtu si të blerë me dekada, nuk arriti t’i bëjë dot gjë Shqipërisë në vitet 90′, dhe as shtetit të ri shqiptar të Kosovës, e cila në vitin 2008 shpalli pavarësinë e saj.

II.

Po cili është shqetësimi i madh patologjik i Serbisë në lidhje me forcimin e botës shqiptare në Gadishullin Ilirik?

Serbinë e ka trembur shumë historia e etnisë shqiptare që tani është e njohur në rrafshin e mirëfilltë historik: Pellazgji, Iliri, Arbëri, Shqipëri.

Ja, ky është vargu i ndritur e i madh historik i vlerës së madhe historike që sot kanë si kurorë të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik: Kosova dhe Shqipëria.

Por në këtë varg pasojnë edhe dy shtete të tjerë shqiptarë që kuptohet se tani janë në krijim.

Prandaj duhet thënë se këta antishqiptarë serbë dhe grekë njëkohësisht, i trembin edhe dy shtetet shqiptare që janë ende në hije: Maqedonia e Veriut dhe Çamëria.

E pra të gjithë duhet ta dinë që shqiptaria është futur sot e gjitha në procesin historik të rimarrjes se territoreve të saj arbërore.

Dhe koha e rimarrjes do të jetë shumë e shpejtë.

Prandaj, pikërisht për këtë arsye, të dyja politikat shqiptare, në Tiranë dhe në Prishtinë, duhet të merren me impenjim të plotë në këtë proces të madh historik të shqiptarisë, e cila po pret të bashkohet në një qëllim të vetëm kombëtar./   S,M

Të fundit

Makina futet mes turmës në një stacion autobusi në Izrael, plagosen 7 persona

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Izrael këtë të enjte, shkruajnë mediat e huaja. Një makinë është futur mes turmës dhe...

Francë/ 40-vjeçari shqiptar vritet më breshëri plumbash në sy të gruas së tij (EMRI)

Një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Ma Campagne në Angoulême (Charente) mëngjesin e 24 shkurtit. Shqiptari Elis Alijaj, 40 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri...

Erdogan mposht kundërshtarin, Oçalan letër nga burgu: PKK të shpërbëhet

Udhëheqësi militant i burgosur në Turqi, Abdullah Ocalan, i bëri thirrje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të ndalojë luftën kundër autoriteteve, një veprim...

Trump prish kontratat e USAID/ Presidenti amerikan nis mbylljen e agjensisë së ndihmave

Administrata e Donald Trump po eliminon më shumë se 90% të kontratave të ndihmës së huaj të USAID dhe 60 miliardë dollarë nga ndihma...

‘Berisha, lutje që ta ndihmojë qeveria greke për vota’!

Avokat Edmond Petraj, komentoi procesin e votimit në shtetin grek. Sipas tij, Berisha bëri një lutje ndaj qeverisë greke që të marrë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV