Basha përgënjeshtron Berishën/ Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave që sipas tij janë bërë nga “organizata e Sali Berishës” (“Syri.net”) në lidhje me bashkëshorten e tij për fondet e USAID.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha ka sqaruar se bashkëshortja e tij nuk ka punuar asnjëherë për East West Management Institute, por për organizatën holandeze East-West Parliamentary Practice Project, e cila financohet nga qeveria holandeze dhe Bashkimi Europian.

Ai më tej thotë se Berisha ka humbur çdo pikë dinjiteti, duke shpërndarë mashtrime të ulëta, ndërkohë që e di shumë mirë se ai dhe zyrtarët e PD-së, në ditët e saj të vështira, kanë qenë përfituesit kryesorë nga organizata e drejtuar nga bashkëshortja e tij.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Organizata e Sali Berishës ka shpërndarë sot një tjetër mashtrim në lidhje me familjen time.

Së pari, bashkëshortja ime nuk ka punuar kurrë dhe as nuk punon për East West Management Institute.

Ajo ka punuar për organizatën holandeze East-West Parliamentary Practice Project, e cila financohet tërësisht nga qeveria holandeze dhe BE, dhe nuk është financuar asnjëherë nga qeveria apo ndonjë organizatë amerikane.

Sali Berisha e ka humbur çdo pikë dinjiteti, duke shpërndarë mashtrime të ulëta, ndërkohë që e di shumë mirë se ai dhe zyrtarët e PD-së, në ditët e saj të vështira, kanë qenë përfituesit kryesorë nga organizata e drejtuar nga bashkëshortja ime.

Organizata e Sali Berishës duhet të bëjë transparencë mbi financimet e saj në radhë të parë, ndërsa halli i Berishës dhe familjes së tij nuk zgjidhet me mashtrimet e ndyra që ai përhap përmes audioparlantëve të tij. Shqipëria meriton më shumë”./e.t

Të fundit

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

Skënder Minxhozi Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit...

Lajme të tjera

Web TV