Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe për mbledhjen e bërë në sheshin Skënderbej nga Edi Rama me punonjësit e bashkisë.

Po ashtu Veliaj iu përgjigj edhe akuzave se në bashki po digjeshin dokumente.

Pyetje: Si u ndjeve kur Edi Rama mblodhi gjithë stafin e Bashkisë së Tiranës në shesh, një organizim që ti vetë nuk do ta kishe bërë kurrë?

Erion Veliaj: U emocionova pa masë!

Kemi një bilanc të qartë. 7 fitore rresht në Bashkinë e Tiranës dhe nga mesjeta e kemi bërë Kryeqytet Europian të Rinisë në 2022, të Sportit në 2023, të Kulturës sot, Giro d’Italia e komuniteti politik Europian nesër.

Unë nuk e di a mund të ketë një vlerësim më të madh se sa ai që Kryeministri i vendit të kujdeset për vijimin e punëve të pasionit e dashurisë së madhe të jetës sime – Tiranës.

Pyetje: Ka akuza nga opozita që arkiva me dokumenta e Bashkisë së Tiranës po asgjësohen dhe po zhvendosen me kamionë? Si është e mundur lëvizja e dokumentave në atë mënyrë dhe a keni dijeni çfarë ka qenë zjarri në tarracën e Bashkisë?

Erion Veliaj: Ju falenderoj për humorin se edhe unë kam nevojë të buzëqesh pas 17 ditëve në izolim. Si të ta them thjesht?

Prej disa vitesh parkohet në lulishten para bashkisë një hermafrodit nga PD-ja, një si biçim gjys-burrë/gjys-grua, një si tip Ols Dado, por me flokë, njëfarë Kalaje e rrënuar nga hordhitë imagjinare, që kamionin i cili shkon çdo javë në Arkivën Qendrore e sheh si kuti votimi që varros PD-në ende pa nisur fushata, dhe që tymin e kaldajës së sapondezur e merr si tymi i Vatikanit, që i thotë “Habemus Papam” – dhe Edi Rama e PS-ja fituan mandatin e 4-t, ndërsa këneta me bufin do vazhdojnë edhe 4 vite zgërlaqje e zvarritje në llucë.

Lexo edhe :  Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Ndjesë që s’të jap dot përgjigje serioze për Ols Kalanë – janë njësoj, dy personazhe tragji-komike, që kanë më shumë hall t’i pëlqejnë Saliut, se t’i ruajnë cipën fytyrës së tyre.

Ju përqafoj me mall aty në studio dhe mezi pres të jem aty sa më parë./kb

Të fundit

Juristi Romeo Kara paralajmëron aksione dhe arrestime të reja nga SPAK

Juristi Romeo Kara duke analizuar zhvillimet e fundit në vend, aksionet e SPAK, si edhe arrestimet në vend u...

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu/ Si pritet të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë javës....

Egla Ceno ka diçka për të thënë për Gjestin pas marrjes së Zarfit të Zi!

Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues pas ngjarjes së fundit ku Gjesti ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka...

Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën”

Gazetari Anri Bala thotë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se sipas tij vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë Paund...

Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

Anri Bala thotë se bazuar në ligj, prokurori duhet të provojë edhe pafajësinë, ashtu siç bën me fajësinë. I ftuar në emisionin “Opinion” në...

Lajme të tjera

Web TV