Kush janë politikanët që iu është prerë bileta e arrestimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka ndërmarrë disa operacione të mëdha, duke vënë në pranga, politikanë, ish-politikanë dhe zyrtarë të lartë, ku emrat “VIP” që të gjithë shqiptarët mendonin se kurrë nuk do të hetoheshin dhe jo më të kishin akuza konkrete si rasti i ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, ish-kryeministrit Sali Berisha, apo kryebashkiakut Erion Veliaj, ish/zv kryeministri Arben Ahmetaj, si dhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Por këta nuk do të jenë të vetmit, pasi dosjet brenda Prokurorisë së Posaçme janë mal. SPAK ka zbuluar në programin e transparencës për muajt e fundit të 2024, te regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve se 892 kallëzime penale janë bërë ndaj zyrtarëve në periudhën 2019 – dhjetor 2024.

Këto kallëzime lidhen me vepra të ndryshme penale, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal, si më poshtë: Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës: Zyrtarët akuzohen për tejkalim të kompetencave ose mosveprim në përputhje me ligjin, duke shkaktuar dëm shtetit. Neni 258 – Shkelja e barazisë në tendera: Kur zyrtarët ndikojnë ose favorizojnë në mënyrë të padrejtë kompani ose individë në prokurimet publike.

Neni 259 – Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike: Marrja e ryshfetit nga zyrtarët në këmbim të favoreve. Neni 260 – Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë: Kur zyrtarë të nivelit të lartë marrin përfitime të paligjshme në këmbim të vendimeve ose veprimeve të caktuara. Neni 257/a – Refuzimi për të deklaruar, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë: Zyrtarët që nuk raportojnë ose fshehin të ardhurat dhe pasuritë e tyre.

Neni 319/ç – Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike: Kur dikush përpiqet të ndikojë në mënyrë të paligjshme vendimet e një zyrtari. Neni 328/b – Financimi i partive politike ose zgjedhjeve nga burime të paligjshme: Raste kur fonde të dyshimta përdoren për të ndikuar në partitë politike apo procesin zgjedhor.

Lexo edhe :  Del Kalendari i Ramazanit për 2025/Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Strategjia e Dumanit që po iu bën “gropën” me dhjetëra pushtetarëve

Kreu i SPAK për të fundosur zyrtarët e lartë nga gjithë këto denoncime, po ndjek një strategji që ka rezultuar e suksesshme te “peshat e rënda” të politikës. Gjithë këto vite, politika, institucione të kontrolluara prej saj dhe drejtësia e vjetër, kanë qenë bashkë duke shpëtuar pasuritë e tyre të paligjshme. Të gjithë kanë menduar se do t’ia hedhin paq, pasi kanë besuar se i kanë eliminuar të gjitha provat në aferat e tyre.

Por Dumani me strategjinë e tij po iu shkon te pasuria, elementi që po iu bën gropën politikanëve. E njëjta strategji që fundosi ish-ministrin socialist Arben Ahmetaj, si edhe familjet “Meta-Berisha”. Po ashtu e njëjta skemë po ndiqet dhe me kryebashkiakun Erion Veliajn, të cilin po e fundos pasuria. Nga ana tjetër në skanerin  SPAK janë shumë personazhe të tjerë që po iu hetohet pasuria.

Ka emra të rëndësishëm të tjerë nga PS dhe opozita që janë në skanerin e Dumanit. Një nga ata është Flamur Noka. Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror për deputetin dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i të gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Hetimi shtrihet në të gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në të gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerjet e pronave apo akt marrëveshjet e tjera të tij apo familjarëve me të tretë. Thuhet se dosja është drejt mbylljes. Po ashtu pasuria po i hetohet dhe Belind Këlliçit.

Shumica e emrave që përmendëm iu janë hapur probleme me SPAK nga denoncimet. Rasti më i freskët është i  Veliajt nga denoncuesi anonim Nesti Angoni. Sapo SPAK regjistron kallëzimet dhe nis hetimet, direkt shkohet te sita e pasurisë. Me numrin e madh të denoncimeve që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe nga shifrat zyrtare që zbulon SPAK, paralajmërojnë të tjera zhvillime të forta./   S,M

Të fundit

Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin për efektet anësore

Në Dhjetor të vitit të kaluar në vendin tonë u sekuestruan mbi 2 ton mandarina, pasi kishin përmbajtje të...

Anulohet konferenca për shtyp Trump-Zelensky/Shkak tensionet gjatë takimit në Zyrën Ovale

Presidenti Donald Trump ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pas debatit me tone të larta me styre...

Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr...

Berisha ndan “tortën” e mandateve/ Sefa: Meta kërkon 4 mandate, Saliu po i kthen borxhin

Një ditë para primareve të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë “tortën” e mandateve të sigurta me aleatët. 4 mandate i fali Partisë së Lirisë,...

Trump ironizon veshjen e Zelenksyt: Qenke veshur formalisht sot…!Ja reagimi i presidentit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit me batuta ironike nga presidenti Donald Trump. Sapo i shtrëngoi dorën Zelenskyn Trump tha: “Qenke veshur formalisht sot”,...

Lajme të tjera

Web TV