Operacioni i përbashkët i SPAK, AMP dhe Policisë së Shtetit, kush janë të arrestuarit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme, AMP dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës, ku janë ekzekutuar rreth 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.

Sipas burimeve, 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë. Janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është i katërti person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si Sky Ecc, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe më gjerë./k.k

Të fundit

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit ,ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme...

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër

Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars. Për këtë, kreu i KQZ-së, Ilirjan...

Londër, formohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve”

Britania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të gatshme t’i bashkohen një “koalicionit...

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitjes në SPAK

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat. E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e...

Shefat e policisë, në grupe kriminale/ Mbahet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca në të cilën do njihen me masën e sigurisë tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin...

Lajme të tjera

Web TV