Floriri, metali i parë që u përdor nga njeriu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur mendojmë për metale të çmuara dhe të rralla, i pari që vjen në mendje është floriri. Shkëlqimi dhe vlera e kanë bërë ndër shekuj për njerëzimin simbol të pasurisë, pushtetit e prestigjit. Është përdorur nga njerëzimi që në kohën prehistorike, madje sipas gjurmëve të gjetura është metali i parë i përdorur nga njeriu për zbukurime, bizhuteri dhe objekte për rituale të lashta.

Sipas një studimi mbi prejardhjen e arit, në revistën shkencore Nature, është publikuar edhe një punë kërkimore, bashkëpunim i disa universiteteve britanike e gjermane.

Sipas studimit, ari e platini besohet se kanë rënë nga qielli 4 miliardë vite më parë në planetin tonë, falë një bombardimi meteorësh që kanë goditur Tokën e që ka zgjatur 200 milionë vite.

Sipas autorëve të studimit, nëse do të ishim në gjendje të gërmojmë tokën në 3000 km thellësi, e të arrijmë deri në qendër të saj, sasia e floririt dhe platinit të depozituar mund të mjaftonte të mbulonte sipërfaqen e të gjithë botës me një shtresë të paktën 4 metra të lartë.

Në vit nxirren rreth 3 mijë ton flori në nivel global, dhe kërkesat për të vijon të jetë e madhe pasi më zhvillimin e teknologjisë, edhe gama e përdorimit të tij ka pësuar rritje të madhe.

Që në kohët antike, vlera e tij cilësohej e paçmueshme dhe në të gjitha shoqëritë ka qenë një element mjaft i rëndësishëm. Së fundmi, pas shumë vitesh gërmimesh arkeologjike është zbuluar një qytet antik minerar i floririt mbi 3 mijë vjeçar në Egjipt.

Ky zbulim hedh dritë mbi teknikat e nxjerrjes së arit në një epokë të largët, por edhe mbi jetesën e përditshme në një qytet industrial në mes të shkretëtirës. Deri tani ka dalë në pah një zonë minerare e mirë strukturuar, me një sistem kompleks të përpunimit të tij, me zona të specializuara për të marrë ekstraktin e metalit nga venat e quarzit.

Provat e gjetura tregojnë për një proces të ndërlikuar dhe të hollësishëm, që përfshinte thyrjen dhe copëtimin e quarzit, bluarjen e tij, filtrimin dhe më pas vendosjen në vaska të mëdha të posaçme, e në fund shkrirjen në furra argjile për të përfituar kështu ar të pastër. Pranë këtij siti arkeologjik, janë gjetur edhe banesa, zona të përpunimit të mineraleve, tempuj dedikuar kulteve religjioze, zyra administrative dhe terma, me elemente arkitektonike që tregojnë edhe shtrirjen në kohë, që nga epoka e lashtë, më pas ajo romake e islame.

Lexo edhe :  Burri humbet 28 mijë dollarë, u mashtrua nga 'e dashura' e krijuar nga IA

Për të matur pastërtinë e arit, natyrisht përdoret karati, ku ai 24 karat është më i pastri, e zakonisht të tilla janë lingotat. Pak më pak i pastër është ai 22 karat, i përdorur kryesisht në prodhimin e monedhave, ku 91.7% është flori.

Ndërsa 18 karat, përdoret kryesisht në industrinë e stolive, ku është 75% i pastër, dhe përmban edhe metale të tjera si argjend, bakër dhe ndonjeherë edhe zink, apo nikel. Ky i fundit, përdorimi i të cilit është i rregulluar me ligj pasi krijon alergji në shëndet, zakonisht përdoret edhe për të prodhuar të ashtuquajturin flori i bardhë.

Aktualisht vendi me rezervën më të madhe të arit në botë është SHBA, me 8 133 ton, ç’ka e bën të ketë më shumë se Italia e Gjermania së bashku, që gjenden në vend të dytë dhe të tretë, me respektivisht 3 362 ton dhe Banka e Italisë 2452 ton.

Deri në vitin 1931 disa vende në botë kishin në fuqi sisitemin e floririt, që ishte përcaktues i rendit ekonomik të bazuar mbi konvertimin në çdo moment të kartmonedhave në ar sipas një raporti të këmbimit të vendosur e të pandryshueshëm.

Sot industria e floririt sipas shumë zërave, nuk është aspak e mirë rregulluar me ligj, dhe përbëhet nga një sërë kompanish tregtare nëpër botë e disa të tjera që shërbejnë për rafinimin që nuk kontrollojnë origjinën e metalit të ndritshëm që blejnë, pak a shumë si industria e diamanteve.

Sot 49% e floririt të nxjerrë nga minierat përdoret në fushën argjendarisë e bizhuterisë. Ndërsa rreth 20% e arit botëror gjendet si dekorues tek veshjet femërore tradicionale indiane, të quajtura Sari.

Një tjetër veti e arit është mjekësor. Për rreth 70 vjet trajtimi standard për sëmundjen e artritit reumatizmal konsistonte në injeksione me shiringa të arit të lëngshëm, që vepronte si anti inflamator.

Miniera më e madhe në Tokë e nxjerrjes së arit ndodhet në Guinenë e re, në një lartësi prej 4000 m dhe ku punojnë rreth 20 mijë persona.

Floriri i pastër shkrihet në 1063 gradë Celcius, dhe zien në 2800 gradë Celcius, është shumë i përpunueshëm. /    S,M

Të fundit

Paralajmërimi!/ Rama dhe Berisha nuk do të jenë më në politikë pas zgjedhjeve të 11 Majit

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka komentuar aktualitetin në vend dhe jovetëm, ndërsa ka paralajmëruar  se politika...

Rama batuta në Gjermani: Shijet tonë janë ndryshe, jo si ai lëngu që ju e quani kafe

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike i flet sot botës nga Gjermania. Rama...

Pse të gjithë po çmenden pas inteligjencës artificiale DeepSeek të Kinës?

Lansimi i modelit R1 nga DeepSeek, një startup deri atëherë pak i njohur kinez, ka tronditur sektorin e inteligjencës artificiale dhe më gjerë. Duke lënë...

Pse Sali Berisha frenoi sinjalet politike që dolen nga primaret?

Nga Ylli Pata Sali Berishës nuk i vyejnë këto sinjale, përndryshe do t’i përqafonte, madje fort, duke thënë hajdeni rini merreni fronin e spektrin dhe...

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë pranverës

Me ardhjen e ditëve të ngrohta të gjithë mendojmë se ku do të shkojmë në fundjavat e gjata të pranverës. Po ashtu cilat janë...

Lajme të tjera

Web TV