Zbulohet kamera që regjistroi zgjedhjet e fundit në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Sipas ekspertëve, mundësia e fundit për të parë zgjedhje të hapura në PS është e krahasueshme me mundësinë që kjo kamerë të ndizet përsëri, e pamundur, por gjithmonë një histori interesante për brezat e ardhshëm.

Një relike historike është zbuluar sot nga arkeologët politikë të Shqipërisë! Pas gërmimeve të thella në arkivat e demokracisë së brendshme, është gjetur kamera që regjistroi për herë të fundit zgjedhjet në P. S. Ekspertët besojnë se kjo është prova e vetme që dikur ka ekzistuar një proces votimi brenda kësaj force politike.

Kamera, e markës Nikon, por me një shtresë ndryshku që mund të jetë më e lashtë se vetë pluralizmi, besohet të jetë përdorur për të fiksuar në celuloid atë moment të rrallë kur në PS pati një garë të vërtetë. Data e saktë nuk mund të përcaktohet, pasi historianët po debatojnë nëse zgjedhjet e fundit ishin në shekullin e kaluar apo thjesht një legjendë urbane e përcjellë gojë më gojë, brez pas brezi.

Dëshmitarët historikë (të cilët preferojnë të mbeten anonimë, sepse po presin bonusin pranveror) tregojnë se dikur në këtë parti ekzistonte një koncept i çuditshëm i quajtur “zgjedhje”, por ai u zhduk në mënyrë misterioze, rreth të njëjtës kohë kur fjalët “konkurrencë”, “garë”, llogaridhënie u shpallën arkaike.
Burime të afërta me partinë thonë se kamerën e kanë nxjerrë nga një bodrum ku ruheshin edhe protokollet e vjetra të demokracisë së brendshme. “Ne e ruajtëm si kujtim,” tha një burim anonim. “Ishte një kohë kur njerëzit mendonin se mund të votonin për më shumë se një kandidat. Kohë naivësh!”

Ndërkohë, kameramanët e Rilindjes kanë konfirmuar se pajisja është tashmë muzeale. “Ne sot kemi teknologji shumë më të avancuar,” tha një teknik i afërt me qeverinë. “Sot nuk kemi nevojë për kamera që filmojnë zgjedhje ne kemi kamera që transmetojnë vetëm sukseset e liderit në kohë reale.
Sipas ekspertëve, mundësia e fundit për të parë zgjedhje të hapura në PS është e krahasueshme me mundësinë që kjo kamerë të ndizet përsëri, e pamundur, por gjithmonë një histori interesante për brezat e ardhshëm./   S,M

Të fundit

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Lajme të tjera

Web TV