Marsi i grave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Majlinda Bregu

Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradiktë, ja ku erdhi Marsi.
I ngjashëm me muajt e tjerë, por edhe me një shtim të rrezeve propagandistike në truallin tonë, për shkak të fushatës zgjedhore.
Megjithatë, pa cenuar – s’kam asnjë rol – as dinjitetin më elementar që duhet të ketë një program elektoral, vizionin dhe politikat konkrete, Marsi më nxit t’i rikthehem një teme që e kam për zemër: fuqizimit të grave.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 53.21% e grave në Shqipëri janë të punësuara.
Ky tregues nuk pasqyron plotësisht realitetin ekonomik dhe sfidat me të cilat përballen gratë.
Paga mesatare e grave është ende më e ulët se ajo e burrave, veçanërisht në sektorët e prodhimit industrial, ku gratë paguhen rreth 25% më pak edhe pse kanë nivele më të larta arsimimi.(Aleanca Gjinore Për Zhvillim)
65% e punësimit informal në Shqipëri përbëhet nga gratë, ndërsa burrat janë më pak të angazhuar në tregun e zi (35%).
54% e grave përdorin kursimet e tyre për të nisur një biznes, shpesh për shkak të mungesës së aksesit në kredi dhe financime të tjera.
Nëse duam një ekonomi më të fortë, duhet të rrisim punësimin e grave dhe t’u krijojmë atyre akses më të madh në pronë dhe kapital.
A kemi ne një ide apo marje të saktë të kontributit të grave në ekonomi?
Jo!
Sot kudo gjithnjë e më shumë po flitet për matjen reale të përfitimeve në ekonominë e një vendi duke shtuar elementë që PBB tradicionale nuk i ofron, siç është llogaritja e Prodhimit të Brendshëm Femëror (FDP) i cili merr parasysh atë që se merr PBB.
-Punën e papaguar
Kujdesi për fëmijët, punët e shtëpisë dhe shërbimet e tjera të kryera kryesisht nga gratë mbeten jashtë llogaritjeve ekonomike zyrtare.
-Diferencat në sektorët e punës
Gratë janë kryesisht të punësuara në sektorë me produktivitet më të ulët, gjë që ndikon në vlerësimin e saktë të PBB-së.
Pse duhet të matet Prodhimi i Brendshëm sipas gjinisë, në këtë rast Prodhimi i Brendshëm Femëror (PBF) edhe në Shqipëri?
Sepse do të ndihmonte në vlerësimin e saktë të kontributit ekonomik të grave dhe do të shërbente si bazë për politika më të drejta dhe gjithëpërfshirëse për vajzat e gratë.
Me PBB aktuale që ka Shqipëria, nominale e parashikuar prej 26,13 miliardë USD (2024),kontributi ekonomik i grave (për formulën shih IMF dhe Bankën Botërore) llogaritet 13,79 miliardë USD në vit.
Thënë pak më thjesht për ata që s’ kanë dashuri për shifrat,-Gratë në Shqipëri mbajnë në këmbë pak më shumë se gjysmën e gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto!
A përfitojnë po kaq nga politikat ekonomike, lehtësirat fiskale,sistemi i mbështetjes për fëmijë e të moshuar, aksesi në financa, nga e drejta e pronësisë etj?!
Nëse në fund të vitit nuk mund të masim se sa gra janë më të forta ekonomikisht dhe politikisht, sa prej tyre kanë shpëtuar nga dhuna, apo sa gra i kemi ndihmuar të nisin një biznes, atëherë flasim në tym.
Fuqizimi i grave nuk është vetëm një çështje barazie, por edhe një domosdoshmëri ekonomike.
Ndaj, një muaj të mbarë!
Me më shumë ide konkrete e me sa më pak flamuj arritjesh zgjedhore!/kb

Të fundit

La Gjermaninë për Lezhën, historia e fizioterapistit që u rikthye në vendlindje

Pas tre dekadash emigracion, Ylli Ndreka, me profesion mjek-fizioterapist, la Gjermaninë dhe u rikthye në Lezhë. Eksperiencën që e fitoi...

“I dua burrat si Adem Jashari!”/ Merr fund lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin

Intervistat kanë qenë të rralla këtë periudhë për Fjolla Morinën. Lajmet rreth saj nuk kanë reshtur, por ka qëndruar larg studiove televizive. Mungesa e...

18 fakte interesante për çmimet “Oscar”

Ceremonia e çmimeve "Oscar" është ceremonia më e vjetër e çmimeve filmike në mbarë botën. Prej vitesh, është kthyer në një event madhështor dhe...

“Shqipëria gati të mikpresë gjermanët në Berlin”/ Rama ndan videon nga përgatitjet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e përgatitjeve për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ku Shqipëria është nderuar me titullin “Vendi i Nderit”...

Pas dy muajsh rënie, shkurti riktheu optimizmin te qytetarët dhe sipërmarrësit

Pas zhytjes në pesimizëm fund-vitin e shkuar, pasuar nga demoralizimi në nisje të këtij viti, rikthehen pritshmëritë pozitive te qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë. Në...

Lajme të tjera

Web TV