Last Updated on 03/03/2025 by adminfjala
Nga Artur Ajazi
Përtej asaj që sot mbarë bota po diskuton mbi problemet etnike në vende të ndryshme të kontinentit, një tjetër shqetësim ndoshta që kalon në heshtje me besimin që do të ketë zgjidhje, është edhe në krahun jugperëndimor të Europës, në Ballkan. Eshtë quajtur kështu nga turqishtja, që do të thotë “Vargmale të pyllëzuara në formë zinxhiri”, ashtu siç kanë qenë fatet e popujve të këtij rajoni të nxehtë. Historikisht Ballkani, është karakterizuar nga konflikte ndëretnike, ndërfetar , duke mos u përjashtuar edhe nga të tjera rajone veçanarisht në lindje. Pas Luftës së Dytë Botërore, u duk se, paqja në Ballkan u vendos, por vendet e këtij rajoni gjithmonë karakterizohen nga konflikte, ku në dallim nga vendet perëndimore, ende edhe sot ato vazhdojnë problematikat e tyre. Ballkani, si pasojë e konflikteve, vazhdon të jetojë në një gjendje të tensioni, pavarsisht se prej 25 vitesh, ai kontrollohet nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Qytetarët ballkanas, aktualisht ndjehen më të qetë, më të lirë, por sërish frika e konflikteve nuk është larguar. Duke mos u vetëpersekutuar, dhe duke qenë realistë, duhet të themi se padyshim edhe në Europën Perëndimore, ka patur rajone të ngjashme që kanë pasur probleme të mprehta dikur, por me bashkëpunim të ndërsjellë kanë arritur ti kalojnë ato. Luftërat si ato në Ballkan, kanë ndodhur edhe në Europën e qytetëruar, si në Gjermani, Francë, Norvegji, Suedi, Hollandë, etj në shekuj. Por prej tyre popujt duhet të mësojnë, të mësojnë nga gabimet e historisë dhe të mos i përsërisin ato. Historia e vendeve të Europës që sot karakterizohet nga paqja, liria dhe zhvillimi, duhet të jenë një shembull për vendet e Ballkanit, si një formulë efikase. Edhe në Ballkan paqja e plotë, mund të arrihet përmes njohjes dhe respektit reciprok, angazhimit në dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen dhe begatinë e popujve. Reagimi i qytetarëve të Ballkanit sot, është më ndërgjegjësues . Shpesh perëndimorët, kanë mbajtur një qëndrim të ftohtë prej padroni , gjë e cila ka sjellë edhe reagimin negativ të ballkanasve. Duke qasur një shembull të mirë, pra se si ne duhet të tejkalojmë dallimet ndëretnike, ndërfetare, për të arritur tek suksesi, kjo padyshim do të ishte eksperiencë e mirë. Konfliktet tek ne në Ballkan, kanë lënë gjurmë, të cilat nuk mund të fshihen lehtë. Duke u ndalur tek Kosova, shteti më i ri në Ballkan, qytetarët e saj kanë mbijetuar nga konfliktet më të përgjakshme të fundshekullit të kaluar. Natyrshëm që kosovarët po e shikojnë me rezerva angazhimin e Serbisë, e cila vazhdon të mbajë një qëndrim aspak miqësor ndaj shtetit të tyre të ri. Ata ( pra kosovarët) e dinë dhe e pranojnë se bashkëpunimi me fqinjët e tyre veçanarisht me Serbinë është i nevojshëm , një bashkëpunim me kontribute të barabarta ku të gjithë do të përfitonin. Por nuk mund të pranohet situata kur njëra palë jep shumë kontribute, dhe pala tjetër vetëm kërkon të përfitojë, dhe krijon konflikte. Ky nuk është koncept i drejtë për çdo bashkëpunim dypalësh. Kosovarët e ndjejnë se vetëm ata janë të hapur ndaj bashkëpunimit , kurse serbët vetëm sa kanë penguar përpjekjet e tyre. Ata mendojnë se në këtë drejtim bashkësia ndërkombëtare duhet të luajë një rol të vendosur, sidomos ndaj Serbisë. Shoqëria civile e Kosovës ka qenë aktive në përpjekje për një bashkëpunim por ato janë penguar nga vendimet politike dhe i ka bërë përpjekjet e tyre pothuajse të pakuptueshme. Roli i shoqërisë civile në vendosjen e bashkëpunimeve mes shteteve, është i rëndësishëm dhe duhet të përkrahet, dhe jo të injorohet dhe denigrohet. Vendet e Ballkanit janë deklaruar me kohë, se synojnë vendosjen e një sistemi demokratik të qeverisjes . Ky sistem demokratik i qeverisjes ofron platformë për debat, mendimin e lirë dhe zgjedhje të pakontestuara. Në sistemin demokratik qytetarët votojnë atë që u ofron një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik . Zhvillimi ekonomik ofron një argument të fortë se bashkëpunimi, pasi është përfituesi për gjithçka. Arritja e një zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet pa bashkëpunim, po ashtu edhe paqja, veçanarisht në Ballkan. Vendet e këtij rajoni, duhet ta kuptojnë këtë filozofi, dhe të arrijnë bashkëpunim, për ta parë njëri -tjetrin si një partner në arritjen e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët. Në Ballkan kanë një proverbë , “fqinjin nuk e zgjedh ndaj duhet ta pranosh”, dhe kjo vlen përjetësisht për vendet e këtij rajoni , si për Greqinë, Turqinë, Bullgarinë, dhe jo vetëm. Qetësia në Ballkan duket ende e brishtë, pavarsisht angazhimeve të NATO-s. shqipëria në 10 vitet e fundit, ka kontribute të mëdha në arritjen e balancave pozitive për paqen në Rajonin tonë. Edi Rama, ka sjellë mendësi të re në arritjen e kultivimin e koncepteve mbi paqen, dialogun, dhe bashkëpunimin mes vendeve ballkanike. Eshtë i vetmi kryeministër në Shqipëri, që ka arritur të ketë ndikimin e tij në NATO, aq sa në tryezat e përbashkëta të BE me Aleancën e Atlantikut Veriut. “Edi Rama, është sot një garanci e shtuar e paqes dhe sigurisë në Ballkan”-ka thënë Gjeneral i NATO-s Cavoli në 2024 në Bruksel. Ballkani sot nuk ka nevojë për konflikte dhe trazira etnike, ndaj një qeverisje stabile në Shqipëri dhe Kosovë, është një domosdoshmëri absolute për lirinë dhe demokracinë e vendeve tona.
———-
A është dashuria Trump-Putin një kërcënim për Kosovën, Ballkanin dhe Europën?
Nga Kreshnik Spahiu
A është dashuria Trump-Putin një kërcënim për
A ishte beteja Trump – Zelenski një skandal real, apo një lojë dhe aktrim i inskenuar nga “Shtëpia e Bardhë”? Sigurishit që 99% e publikut mendojnë që përplasja Trump dhe Vance me Zelenskin ishte e natyrshme dhe jo “lojë luftash” por ka disa fakte që të bëjnë të dyshosh;
Së pari është në taktikën e Trump që të poshtëroj miqtë dhe të lavdëroj armiqtë.
Referuar mandatit të parë Trump ka injoruar dhe ofenduar të gjithë aleatët në takimet e tij.
Ai ka poshtëruar Mbretëreshën e Anglisë Elisabet, kancelaren Merkel, presidentin Macron.
Nga ana tjetër ka mbivlersuar tre kundërshtarët politik të SHBA, Presidentin e Rusisë Putin, Presidentin Kinez Xi Jinping, apo diktatorin korean Kim Jong. Thjesht, Trump sillet keq me miqtë apo të dobtit, dhe përkëdhel të fortit apo armiqtë.
Së dyti, “Teatri” Trump – Zelenski u filmua live me kamera si jashtë çdo proçedure të Shtepisë Bardhë. Në çdo takim bilateral filmohet shtrëngimi i duarve dhe bisedat kryen me dyer të mbyllura. Më pas presidenti amerikan del me të ftuarin në koferenc për shtyp.
Dje ndodhi ndryshe, kamerat ishin porositur të filmonin Big Brodher Amerika me banorët Trump-Zelensky-Vance.
Së treti, pjesë e aktrimit ishte Trump dhe Vance por jo Zelensky. Aktori i filmave ukrainas për herë të parë në jetë s’kishte dijeni për skenarin dhe regjinë e “Hollywood.”
Trump dhe Vance kishin vendosur që ti tregonin botës forcën, arrogancën dhe pushtetin amerikan nga sherifi i ri që ka ardhur në planet.
Nga ana tjetër loja e banorve të (Big Brother Amerika) tentonte ti tregonte Rusisë dhe Putinit që ata ishn në anën e tij dhe po i bënin presion Zelenskit dhe aleatve të Ukrainës.
Së katërti, “Telenovela” doli nga skenari, kur Zelenski ja dhjeu publikisht Zv/Presidentit Vance duke i thënë: “Mos bërtit dhe mos mendo se do imponohesh duke ngritur zërin”.
Filmi ju këput Trumpit dhe Vancit sepse me dy fjali Zelensky ja uli autoritetin të dy liderve amerikan në fund këmbëve.
Ajo çfarë ndodhi në Washington s’do ndryshojë rendin botëror dhe as nuk do fillojë “luftën e 3 Botërore”. Ajo çfarë ndodhi në “Shtëpinë e Bardhë” dëshmoi për herë të parë në palenet banalitetin e liderve botëror, që mbi humanizmin, parimet, standardet, paqen apo aleancat ata kanë interesat private, biznesin, imazhin, fasadën, pushtetin dhe dollarin.
Trump dje nuk poshtëroi Zelenskin por Amerikën duke pështyrë tre ish-presidntët: Bush, Obama dhe Biden, vetëm për të lartësuar Putin. MAGA, (Make Amerka Great Again) nuk funskionoi, sepse Trump nuk e bëri dje Amerkën e madhe por e zvogëloi atë. “Amerika e para” apo “Amerika e Madhe” nuk realizohet duke shkërmoqur Ukrainën por duke dobësuar Rusinë, Kinën, Korenë apo Iranin.
Trump deklaroi dy ditë më parë se është gjerman por e urren Bashkimin Europian.
Ai deklaroi se BE është krijuar për të shkatrruar SHBA dhe prandaj ai do vendos taksa Europës.
Trump premton Amerikën e Madhe por mbështet: Rusinë e Madhe, Kinën e Madhe, Serbinë e Madhe.
Nga “Filmi dramatik” që pamë dje në Shtepinë e Bardhë ndoshta duhet kuptojmë se do jenë 4 vite të vështira për Eurpën, Ballkanin dhe Kosovën. 10 milion shqiptar nuk do dëshironin që Kosova të jetë kurbani i rradhës pas Ukrainës. Fatkeqësisht liderët shqiptar nuk u treguan vizionar, dhe të kishin realizuar Projektin “Franko-Gjerman” për Kosovën brenda 4 viteve që kaluan. Dështimi projektit europian për Kosovën do legjitimoj Amerikën e Trump të sillet nesër me Prishtinën, njësoj si me Zelenskin duke thënë: “Ju dështuat 4 vjet me tryeza sepse nuk doni marrveshje. Tani është koha t’ja ktheni ndihmat Amerikës dhe të pranoni një Projekt të ri pë Ballkanin”
Uroj kjo të mos ndodh dhe e gjitha të jetë “teatër”, por s’do ishte keq që Kosova dhe Shqipëria të përgatiten për një Plan B: Trump-Putin-Vuçiç./k.k