Last Updated on 21/06/2026 by EL
Nga Kreshnik Spahiu
Si e përjeton Sali Berisha revolucionin Flamingo?
Parimisht, Berisha është më i fituari, sepse nëse shkohet në zgjedhje dhe nëse Edi Rama jep dorëheqjen, atëherë ai ka shansin e fundit që të garojë në zgjedhje dhe të sigurojë, përmes një koalicioni, mundësinë për t’u rikthyer sërish në pushtet.
Për ata që nuk besojnë, duhet të kuptojnë se 71 vota nuk i merr dot asnjë parti e vogël. Edhe sikur ato të fitonin 30 deputetë, do të duhej të hynin në koalicion me Berishën për të bërë 71 vota dhe për të krijuar qeverinë. Pra, i vetmi që mund të përfitojë nga revolucioni Flamingo pas zgjedhjeve mund të jetë Sali Berisha.
Por si ndihet ai kur 100.000 protestues thërrasin: “Rama në burg, Berisha në burg”?
Protestat po tregojne se populli është lodhur jo vetëm nga Partia Socialiste por edhe nga Partia Demokratike.
Madje aq të zhgënjyer janë sa nuk po ja lejojnë mikrofinin as kryetarve të partive të vogla.
Natyrisht që Sali Berisha është i zhgënjyeri i madh i këtyre protestave. Ai ka kuptuar se në 22 ditë protestë janë mbledhur më shumë njerëz sesa në 13 vjet opozitë të Partisë Demokratike.
Ai mezi po përmbahet të dalë atje, i rrethuar me 30 truproja dhe me dy gishtat lart.
Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë, sepse këtë herë sheshi nuk do të boshatisej, por turma do ta merrte përpara si ortek. Jo si ai djali që e goditi në bulevard, por me thirrjet: “Berisha në burg, Rama në burg”.
Në shesh nuk janë më ata 100 servilët e Foltores që dilnin çdo të hënë dhe as ata 30 idhetarë që e presin te dera e SPAK-ut.
Në shesh janë mbështetësit e Altin Dumanit, të cilin ai e quan “Altin Troplini”.
Çuditërisht, sot është e hënë dhe pikërisht në këtë orë ai dilte për foltoren e tij qesharake.
Revolucioni Flamingo mund edhe të dështojë, sepse nuk po krijon një opozitë të re politike, por ka shkatërruar një herë e mirë opozitën e vjetër.
