Veterani Fejzulla Fejzo u nda nga kjo jetë me merakun për Bleona Matën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oficeri i Kufirit dhe i Policisë/ Veterani Fejzulla Fejzo u nda nga kjo jetë me merakun për Bleona Matën nga fshati Zapod i Kukësit

 Sefer Pasha

Me mikun tim të rinisë Fejzulla Fejzo që u nda këto ditë nga jeta në fshatin e tij të lindjes Zapod kishim shërbyer së bashku në kufi dhe në polici si në Qafën e Prushit, Dobrunë, Krumë, Cahan. Morinë,  Bardhoc, Orgjost, Borje, Shishtavec, Turaj, Buzmadh e në Ploshtan të rrethit të Dibrës. Kur u largova nga Kukësi i dhshë dorën me shpresën se do të takoheshim një ditë. Por kjo nuk ndodhi. Fejzullai mbeti në policinë e Kukësit e unë në Tiranë. Në një farë mënyre si me të tjerët e kujtonim rrallë njëri – tjetrin. Detyra të reja dhe koleg të rinj. Por një mbasdite në një emisjon televiziv për të humburit, të cilin e drejtonte Aida Shtino dhe që kishte shikueshmëri të lart nuk u besova syve kur në ekran u shfaq miku i rinisë Fejzulla Fejzo. Ai i qe përkushtuar gjetjes së vogëlushës Bleona Mata, e cila kishte ditë që ishte zhdukur misterjozisht. Fejzullau ishte gjiton me familjen e Bleona Matës. Dhe fliste ne ekran me dhimbje për vogëlushen e bukur. Ai ishte shumë i fortë fizikisht. Kështu e mbaj mend. Malin e Gjallicës e ngjiste si të qe kaproll. Fejzulla Fejzo sa kishte zbritur nga mali i Pikëllimës. Kërkonte në shpatet e egra se mos Bleonën e kishin rrëmbyer shqiponjat sa një ari mali. Këto shqiponja thoshte Fejzua e ngrenë fëmijën pa asnjë problem. Ai ua dinte foletë shqipnjave në Qafën e Fishkut, ku kullosnin dhe tufat me dhi të egra. Cjapi i egër që ruante dhitë sa e shikonte Fejzon i binte shkëmbit me thundra dhe blegërinte, që dhitë të ruheshin. Fejzulla Fejzo nuk gjeti asnjë gjurmë të vogëlushës.. E tha me plot goën. Vogëlushën Bleona Matën e kanë rrëmbyer trafikantët e qënieve njerëzore. Shteti duhet ta gjej Bleonën. Dhe sytë ju mbushën me lot.

Vitet bën punën e tyre dhe Fejzulla Fejzo doli në pension dhe shkoi të pleqëroi në fshatin e tij të lindjes në Zapod. Aty kishte pronat e etërve të tij. Këto ditë mora vesh së Fejzulla Fejzo kishte vdekur. I kishte mbetur merak që vuajti shumë, por nuk mundi që ta gjej Bleona Matën. Në polici kishte punuar për dyzetë vjet. Por tani krimet ishin sofistikuar.

 

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV