Çfarë është rregulli 8-sekondësh i portierit që hyn në fuqi këtë verë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga kjo verë, portierëve do t’u lejohen 8 sekonda nga momenti i kapjes së topit deri te rivënia e tij në lojë. Kjo është përpjekja më e fundit e autoriteteve rregullatorë për të ulur në maksimum në humbjen e kohës. Rezultatet pozitive në provat e zhvilluara në Angli, Itali dhe Maltë kanë nxitur Bordin Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB), të ndryshojnë rregullin duke filluar nga sezoni 2025-26.

Ku do të zbatohet ky rregull?

Ky rregull do të zbatohet në mbarë botën nga 1 korriku, në të gjitha nivelet e lojës, nga elita deri te futbolli amator. Do të jetë në fuqi edhe për Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.

Si do të ndëshkohen portierët?

Nëse portierët e mbajnë topin për më shumë se 8 sekonda, gjyqtarët do t’i ndëshkojnë duke dhënë një goditje nga këndi për kundërshtarët.

Si do ta sinjalizojnë gjyqtarët?

Kur portieri të ketë edhe 5 sekonda të mbetura për të hedhur topin, arbitri do ta paralajmërojë duke ngritur krahun dhe duke filluar një numërim vizual me dorë.

Çfarë ka thënë IFAB për ndryshimin e rregullit?

Gjatë provave, IFAB raportoi se kishte vetëm katër raste kur portierët u ndëshkuan në qindra ndeshje, edhe pse rregulli u zbatua rreptësisht.

Drejtori teknik i IFAB-it dhe ish-arbitri i Premier League, David Elleray, i tha The Times: “Ndryshimet e mira të rregullave janë ato ku ke një ndëshkim shumë të fortë, që të gjithë e zbatojnë, dhe problemi praktikisht zhduket. Nëse kjo e përshpejton lojën, e bën më pozitive, atëherë mund të jetë një nga ato masa ndëshkuese shumë efektive”.

Çfarë mund të presim?

Lexo edhe :  Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

Më shumë goditje nga këndi, të paktën në fillim të sezonit. Trajnerët e specializuar për goditjet standarde do të marrin edhe më shumë vëmendje.

Ndëshkime të hershme. Rregullat e reja zakonisht zbatohen rreptësisht në fillim – mjafton të pyesni Declan Rice dhe Leandro Trossard, të cilët morën kartonë të dytë të verdhë këtë sezon për vonesa në rifillimin e lojës.

Numërimi sarkastik nga tifozët kur portieri kundërshtar kap topin.

Ndërhyrje nga lojtarët. Në minutat e fundit të një ndeshjeje kur një ekip është në disavantazh dhe portieri e mban topin, lojtarët do t’i kërkojnë arbitrit të numërojë më shpejt… ose do ta bëjnë vetë!

A ka statistika mbi vonesat e portierëve?

Fatkeqësisht, Opta nuk ka statistika për këtë “art të errët” – por çdo tifoz që sheh rregullisht futboll mund të dallojë një portier që kap topin dhe bie në tokë me lëvizje teatrale. /e.t

Të fundit

Prapaskenat për të nxjerrë nga burgu Metën! Sali Berisha e fut në lista të sigurta

Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta vazhdojnë aleancën e tyre më 11 maj, kur në listat e koalicionit...

“Trimi jem…”/ I vëllai iu gjet pa shenja jete! Unikkatil i kushton dedikimin e ndjerë

Reperi Unikatil, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait, që ndërroi jetë disa ditë më parë në...

Personi që grisi fletët e Kuranit në Prizren ka të shkuar kriminale

Sot, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grisjen e Kuranit në Prizren. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë,...

A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve. Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, që luan një rol kyç në...

Vlorë/ Kalimtarët gjejnë një person pa shenja jete në rrugë, policia rrethon zonën

Një person, rreth 40 vjeç, është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë. Personi pa jetë është gjetur nga fëmijë dhe...

Lajme të tjera

Web TV