Non grata/ Politikani afrikan, me “vulë” si Berisha, humb gjyqin në New York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të korruptuarit nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht tentativave të tyre të shumta. Një gjykatës i shtetit të New York ka dhënë këtë vendim për një politikan afrikan, i cili kishte kërkuar heqjen e ndalimit të tij për të hyrë në territor amerikan.

Margibi J. Emmanuel Nuquay u shpall Non Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 23 dhjetor 2023. Ishte gjykatesi Andrew L. Carter që miratoi vendimin e Sekretarit të Shtetit për Nuquay dhe dhjetra zyrtarë të tjerë nga Liberia, pasi ata u akuzuan për korrupsion.

Sipas nenit 7031(c) të Aktit të Përvetësimit të Operacioneve të Jashtme të Departamentit amerikan të Shtetit, u mohohet hyrja në SHBA zyrtarëve të huaj “për përfshirjen e tyre në korrupsion të madh duke keqpërdorur pozitat e tyre publike përmes kërkimit, pranimit dhe ofrimit të ryshfetit për të manipuluar proceset legjislative dhe financimin publik.

Sipas të njëjtit nen, sekretari amerikan i shtetit në atë kohë, Antony Blinken shpalli ish Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shpalljen e sanksioneve ndaj familjes Berisha, DASH deklaronte: Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Politikani Liberian Margibi J. Emmanuel Nuquay kërkoi heqjen e përkohshme të ndalimit, pasi donte të merrte pjesë në një mbledhje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Berisha nuk ka ngritur ndonjë padi të ngjashme në New York apo tjetër shtet amerikan, megjithatë ka kërcënuar me padi ish sekretarin e departamentit te shtetit amerikan, Antony Blinken në një gjykatë në Paris. Sot nuk ka as zjarr dhe as tymnajë nga kjo padi e aluduar nga Sali Berisha, dy vite më parë./  S,M

Të fundit

KQZ-ja në Kosovë numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar...

Udhëheqësit arabë në samit/ Diskutime për ‘fatin’ e Rripit të Gazës dhe planit të Trump

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kairo për të diskutuar një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka pasur kritika...

Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e quajtur një “aleancë konservash”. Avokati Ylli Manjani,...

Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

Kanadaja ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë...

ELAL, fluturime me Tiranën/ Balluku: Fluturimet direkte në Izrael do të nisin në 2 prill

Brenda një muaji, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen me anë të fluturimeve direkte. Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Lajme të tjera

Web TV