Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanadaja ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë i ditur të martën nga kryeministri, Justin Trudeau.

Nga Otava, Trudeau theksoi se nuk ka asnjë arsye të justifikuar për tarifat që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kanadasë, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga sot, sipas raportimeve të CNN.

Ai po ashtu e theksoi se SHBA-ja po mundohet të qetësojë presidentin rus, Vladimir Putinin, ndërkohë që po shpall luftë tregtare ndaj një aleati dhe partneri të ngushtë siç është Kanadaja.

“Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë tregtare kundër Kanadasë, partnerit dhe aleatit të tyre më të ngushtë. Po njëkohësisht, ato po kërkojnë të punojnë me Rusinë, duke tentuar të qetësojnë Vladimir Putinin, një diktator të gënjeshtërt dhe vrasës”, tha lideri kanadez.

Kryeministri shtoi se mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë do të ndëshkohen menjëherë me tarifa, ndërsa ato të tjera që arrijnë në 125 miliardë dollarë, do të kenë tarifat brenda 21 ditëve./K.K

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV