Më 5 mars 1940, sipas një shënimi për Stalinin nga shefi i policisë sekrete Beria, anëtarët e Byrosë Politike Sovjetike, Stalin, Molotov, Voroshilov dhe Mikojan; nënshkruajnë një urdhër për të ekzekutuar 25.700 “nacionalistë dhe kundërrevolucionarë” polakë, që mbaheshin në kampe dhe burgje në perëndim të Ukrainës dhe Bjellorusinë.
Arsyeja për atë masakër, sipas historianit Gerhard Weinberg, është se Stalini donte ta privonte Poloninë nga një pjesë e ajkës së saj intelektuale. Meqenëse ai donte të mbante me çdo kusht pjesën lindore të Polonisë, Stalini ishte i sigurtë se çdo Poloni e ringjallur do të ishte jo miqësore ndaj Bashkimit Sovjetike.
Në këto kushte, privimi nga një pjesë e madhe e elitës ushtarake dhe teknike, do ta bënte atë më të dobët. Rusët u përpoqën të “ri-edukojnë” polakët në të treja kampet, ku ata mbaheshin. Ky mission iu ngarkua brigaderit Zarubin nga policia sekrete sovjetike. Por përpjekjet e tij, për të promovuar mënyrën sovjetike të jetesës tek polakët e burgosur dështuan.
Zarubin i raportoi për situatën Moskës, dhe pak ditë më vonë një kolonel sovjetik vizitoi shkurtimisht të treja kampet. Menjëherë pas vizitës, të burgosurve nisën të zhvendosen nga kampet në një destitacion të panjohur. Ata u pushkatuan në grupe në Pyllin e Katinit pranë Smolenskut në Rusi.
Kalendar
5 Mars 1770 – Masakra e Bostonit: Pesë amerikanë qëllohen për vdekje nga trupat britanike. Ngjarja do të kontribuonte në shpërthimin e Luftës Revolucionare Amerikane pesë vjet më vonë, duke i dhënë në fund pavarësinë SHBA-së.
5 Mars 1933 – Depresioni i Madh: Presidenti Franklin D. Roosevelt deklaron mbylljen e të gjitha bankave të SHBA-së, dhe ngrin të gjitha transaksionet financiare.
5 Mars 1933 – Partia Naziste e Adolf Hitlerit merr 43.9 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, çka ia lejoi nazistët që pak muaj më vonë të nisnin të vendosnin diktaturën.
5 Mars 1946 – Lufta e Ftohtë:Winston Churchill përdor për herë të parë shprehjen “Perde e Hekurt” në fjalimin e tij në Kolegjin Ëestminster në Misuri të SHBA-së, duke iu referuar ndarjes së lindjes komuniste nga perëndimi kapitalist.
5 Mars 1970 – Pasi ratifikohet nga 43 vende, hyn në fuqi Traktati mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
5 Mars 2003 – Në Haifa, 17 civilë izraelitë vriten nga shpërthim vetëvrasës në një autobus.