Prapaskenat/ Sot një hap larg, pse Igli Tare refuzoi Milanin në verën e 2019-s?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 15 vitesh te Lazio, Igli Tare vendosi të largohej nga posti i drejtorit sportiv në verën e 2023 dhe prej asaj kohe 51-vjeçari ka qenë i “papaunë”. Sot, ish-sulmuesi i Kombëtares është më pranë se kurrë për të qenë pjesë e Milanit, kjo në rolin e drejtorit sportiv.

Tare është në “pole-position” dhe ka lënë pas emra si Andrea Berta apo Fabio Paratici. Takimi i së premtes së shkuar në Londër me pronarin e kuqezinjve, Gerry Cardinale, shkoi mirë dhe duket se “bjondi” shqiptar bind Milanin me përvojën dhe njohjen e tregut, si edhe me gjashtë gjuhët që njeh e flet.

Tare refuzoi Milanin në 2019

Igli ishte pranë Milanit në verën e 2019, kur asokohe Maldini e kërkonte si krahun e djathtë, pikërisht në vitin kur në Milanello u ul në stol Giampaolo. Në fund Tare refuzoi me mirësjellje, kjo për të respektuar kontratën që kishte me Lazion. Tanimë duket se kushtet janë “pjekur” dhe palët do bëhen bashkë, me Taren që ka në dorë ndërtimin e Milanit të ardhshëm së bashku me Ibrahimovicin.

Mediet në Itali e bëjnë thuajse të kryer dhe Tare pranon se gjithçka është në rrugën e duhur, me zyrtarizimin që mund të vijë në orët ose ditët në vijim./e.t

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV