Marrëdhënia mes Arnold Damazetit dhe Katerina Gogës vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi historia e tyre ka kaluar nëpër disa etapa, nga romanca e nisur në “Për’puthen” te ndarja dhe debatet publike për atësinë e vajzës së tyre.
Së fundmi, Katerina ka folur për një afrim të ri mes tyre, ndërsa këtë herë ishte Arnoldi ai që dha versionin e tij të ngjarjeve, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo.
Një prej temave që u rikthye gjatë bisedës ishte testi i ADN-së, të cilin Arnoldi ka këmbëngulur ta bëjë. Megjithatë, këtë herë ai e paraqiti kërkesën edhe me nota humori.
“Po e dua testin e ADN-së, më shumë për gallatë, ta bëjmë një test, ta kem… Por edhe këtë e përdor për të acaruar Katerinën, kështu e kemi ne”, u shpreh ai.
Intervista mori një tjetër drejtim kur në transmetim ndërhyri përmes telefonit Katerina Goga, duke sjellë një përballje të drejtpërdrejtë mes dy ish-partnerëve.
Gjatë bisedës, Arnoldi e pyeti përse nuk ia kishte treguar fytyrën e vajzës, duke dashur të kuptonte nëse ajo i ngjante apo jo. Katerina iu përgjigj se ia kishte treguar tashmë.
“Ndonjëherë kam menduar ta mbys natën”, deklarata që tërhoqi vëmendjen
I pyetur për ndjenjat që ka sot ndaj Katerinës, Arnoldi bëri një deklaratë të fortë, duke thënë: “E urrej Katerinën, ndonjëherë kam menduar ta mbys natën dhe të mos ekzistojë në këtë botë”.
Ai e shoqëroi deklaratën me të qeshura, ndërsa edhe Katerina reagoi duke qeshur gjatë komunikimit mes tyre.
Biseda riktheu vëmendjen te marrëdhënia e ndërlikuar e dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, të cilët kanë pasur përballje publike edhe për çështje që lidhen me vajzën e tyre./mxh
