Pse Shqipëria nuk qeveriset nga patriotët, por nga armiqtë që duan të shfarosin racën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Spartak Ngjela

Çdokush që mendon për vete, për familjen e tij, për shoqërinë së cilës i përket, dhe për vendin e tij në këtë shoqëri; gjithmonë duhet të pyesë: nga vijmë, ku jemi e ku po shkojmë?

Ne rast se nuk i bën këto pyetje parësore dhe nuk i di në kuptimin e përgjigjeve të tyre, individi nuk është as në tokë as në qiell.

E pra: nga kemi ardhur ne shqiptarët si histori, ku jemi ne shqiptarët sot, dhe, ku po shkojmë ne shqiptarët?

Këto janë pyetje themelore.

1.

Ne shqiptarët sot jemi ende të paformuar plotësisht si komb shqiptar i bashkuar.

Sigurisht dihet që sot ne jemi në zhvillim në dy shtete të pavarur shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova.

Dhe, po ta kthejmë kokën mbrapa e të kujtojmë historinë tonë të 500 viteve të fundit, menjëherë duhet të kujtohemi me krenari që kemi qenë një popull i rrezikuar, por që i kemi treguar të gjithë historisë botërore që, ne shqiptarët kemi qenë populli autokton më i rrezikuar në Evropë dhe, që në këtë shekull, ai po i rimerr territoret e veta.

Dhe duhet ta theksojmë gjithmonë në dijen tonë historike, se: ne shqiptarët jemi një popull krejt i veçantë, autokton në trojet e veta në 3500 vite rresht, por edhe një popull që, bashkë me heroikën e tij, me rezistencën e vet të madhe dhe me aftësinë e tij, pikërisht në këta 500 vite të rrezikut tonë, kemi nxjerrë në histori dy figurat më të mëdha të historisë së Evropës: Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe shenjtoren Nënë Tereza, që të mos flasim për figurat e mëdha të lashtësisë dhe mesjetës së hershme.

2.

Por janë edhe shumë figura të tjera në rrafsh botëror që kanë qenë shqiptarë të mëdhenj gjatë historisë tremijë vjeçare të historisë sonë, e cila ka ecur si udhë në vargun tonë historik, dhe që shqiptarët kanë ardhur në vijimin e vet historik si ilirë, arbërorë dhe shqiptarë – respektivisht në Iliri, në Arbëri dhe tanimë në kohën tonë: në Shqipëri, në Kosovë, në Çamëri e në Maqedoni.

E gjithë kjo rrugë historikë Iliri, Arbëri, Shqipëri – Kosovë, Maqedoni nuk është aspak e shkëputur nga historia e shqiptarëve të mëdhenj si Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Pirroja i Epirit, Napoleon Bonaparti etj.

Lexo edhe :  Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Por një figurë e tillë shqiptare është edhe themeluesi i Egjiptit modern. Ky ishte Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Mehmed Ali, i cili lindi në Kavalla, atëherë e banuar krejtësisht nga shqiptarë dhe që përfshihej në Perandorinë Osmane.

Kavalla ndodhet sot në Greqi. Kurse Mehmet Ali Pasha, vizitorëve dhe diplomatëve evropianë që shkonin në Egjipt, shpesh u thoshte se: “Unë kam lindur në një fshat shqiptar”.

Por, na duhet të theksojmë sot se, ne ende nuk i kemi përkthyer në shqip monografitë që janë shkruar për shqiptarët e mëdhenj në shkencë, në histori, në letërsi, por edhe si figura të mëdha që kanë sot një vlerë të madhe mbarëbotërore.

Ne nuk i kemi nxjerrë ende këta shqiptarë të mëdhenj, sepse Shqipëria deri sot, në shumicën e liderëve drejtues, nuk është qeverisur nga shqiptarët patriotë, por prej të blerëve nga fuqitë armike të Shqipërisë dhe kërkues të shfarosjes së racës arbërore.

Asgjë nuk na bënë dot, por sigurisht që në historinë tonë na kanë dëmtuar shumë, në funksion të zhvillimit shqiptar.

Po sot?

Sot shqiptarët, ashtu siç e theksuam më lart, kanë dy shtete të tyre në Gadushullin Ilirik. Por ende nuk po kanë një doktrinë të përbashkët, në një kohë që po pritet që Maqedonia e Veriurt të ndahet: mes shqiptarëve drejt Kosovës, dhe maqedonasve drejt Bullgarisë.

Dhe kjo do të ndodhë domosdoshmërisht ngaqë është e provuar historikisht që shqiptarët dhe sllavët nuk mund të bëjnë një marrëveshje dypalëshe sepse – shqiptarët janë autoktonët e vjetër dhe parësorë të Gadishullit Ilirik, kurse sllavët janë të ardhurit pushtues të këtij gadishulli.

Kurse kjo etapë e sotme historike tani është e provuar se, në gadushullin tonë, shqiptarët po jetojnë realisht kohën e tyre të shqiptarisë. Janë shtatë milionë shqiptarë sot që jetojnë në tokat e tyre etnike në Gadishullin Ilirik. Dhe ky është fakti i sotëm historik i kohës sonë që po ndriçon rrugën e të vërtetës historike për Arbërinë e Re./   S,M

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV