Last Updated on 07/11/2026 by Monika
Një protestues ka akuzuar Partinë Demokratike se po tenton që të përçajë dhe të shesë si të tyren protestën para Kryeministrisë.
“Kam një thirrje për PD, gjëja që kanë bërë sot ka qenë shumë e ulët. Fakti që po mundohen të përçajnë protestuesit për tu dukur sikur protesta është e atyre është shumë e gabuar.”, u shpreh ai.
I riu theksoi se opozita duhet të heq dorë nga kjo përpjekje ndërsa shtoi se, nuk ka asgjë me partinë por me kreun e saj, Sali Berishën.
“Ne nuk kemi gjë me PD, por me Berishën. Në PD ka njerëz të mirë, por Berisha është njëjtë si Edi Rama për ne. Ne nuk duam Berishën, jo PD.”, tha ai./Mxh
