Last Updated on 07/03/2025 by adminfjala
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e protestës së 15 marsit kundër mbylljes së “TikTok”-ut.
Gjithashtu u bëri thirrje të bojkotojnë mësimin.
“Së pari, njëherë protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë do jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria deri më sot. Protesta kundër censurës, protesta që çdo fëmijë që ka smartfonin del përballë diktaturës në mbrojtje të ‘TikTok’ dhe kundër censurës. Aty ku fillon censura fillon diktatura.
Me pjesëmarrjen tuaj në protestë bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës. Bëj thirrje të bojkotoni mësimin. Të hënën mungoni sa më shumë”, tha Berisha./ S,M