Last Updated on 07/03/2025 by adminfjala
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari në një postim në rrjetet sociale ka komentuar koalicionin opozitar të pagëzuar me emrin “Shqipëria madhështore” që drejtohet nga demokratët e Sali Berishës. E ndërsa ironizon emërtimin e koalicionit, Kokalari shkruan se iu desh 33 vite për të kuptuar që detyra e një politikani është që ta bëjë Shqipërinë madhështore.
“I kam dërguar fjalën Berishës përpara disa muajsh që të largohet nga opozita dhe të vijnë të tjerë që kanë kapacitet dhe pastërtinë e duhur për të luftuar Ramen. ‘Jo’- tha, ‘do marr shanset e mia’.
Si duket priste LaCivitan. LaCivita e ka vetë pozicionin të ç’ekulibruar në orbitën e Trump dhe Berishën nuk e shpëton dot”, shkruan Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Dmth 33 vitet e para të sistemit postkomunist shërbyen që Berisha dhe koalicioni i tmerrit, të kuptojë që detyrat e politikanit është ta bëjë ‘Shqipërinë të madhe’ !!!
E kuptua!!
Ky slogan funksionoi për Trump sepse ai nuk ishte në pushtet për 33 vjet, dhe nuk ishte pjesë e moçalit të Ëashington DC, por duke shkatërruar korrupsionin, i hapte rrugën që Amerika të bëhej sërish e madhe.
Berisha do të mbyllë që diten e parë SPAK, që është i vetmi institucion që në fakt po ndihmon në pastrimin e korrupsionit, pjesë është te kjo ai, Meta dhe Rama, që këta bëjnë sikur po luftojnë.
Nëse kjo fushatë nuk është kthyer në një komedi të realitetit shqiptar…nuk di çfarë t’ju them.
I kam dërguar fjalën Berishës përpara disa muajsh që të largohet nga opozita dhe të vijnë të tjerë që kanë kapacitet dhe pastërtinë e duhur për të luftuar Ramen. ‘Jo’- tha, ‘do marr shanset e mia’.
Si duket priste LaCivitan. LaCivita e ka vetë pozicionin të ç’ekulibruar në orbitën e Trump dhe Berishën nuk e shpëton dot.
Fatkeqësi që Berisha po behet pengesë momentalisht. Shqipëria kishte një shans fantastik tani me ardhjen e Trump, për të lënë konservatorizmin e vërtetë të ngrihej dhe të largonte Edi Ramën.
Për të vazhduar… / S,M